Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot në një takim me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Albena Reshitaj.
Krerët e dy ministrive biseduan rreth problematikave dhe projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit duke konfirmuar nënshkrimin e projekteve të përbashkëta në mbledhjen e ardhshme midis dy qeverive.
Në përfundim të takimit midis dy delegacioneve, ministri Klosi vlerësoi frymën e bashkëpunimit midis dy shteteve.
“Folëm për gjëra konkrete në ndihmesë të dy qeverive tona, të administratave tona për të pasur mundësi që të shkëmbejnë praktikat në të mirë të komuniteteve shqiptare në të dyja anët e kufirit.
Ne kemi shumë shanse dhe kemi shumë ide për të realizuar projekte të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit pasi problematikat janë pothuajse të njëjta, shqetësimet e qytetarëve tanë janë në të njëjtën gjatësi vale”- tha ministri Klosi.
Duke u ndalur më konkretisht tek projektet e përbashkëta ministri Klosi tha se palët vendosën për standartizimin e përbashkët të lejeve mjedisore për ndotësit e mëdhenj në të dyja anët e kufirit.
“Vendosëm së bashku që të realizojmë një standartizim të lejeve mjedisore për problematikat e mëdha që kanë të bëjnë me ndotësit e mëdhenj të mjedisit e këtej apo andej Alpeve dhe që të kemi mundësi që së bashku ne të fillojmë edhe aksionet e mëdha sensibililizuese për qytetarët duke bërë që ata të kenë mundësi që të kuptojnë se ky është një mjedis i përbashkët.
Kjo është një natyrë e përbashkët, kjo është prona e kombit shqiptar dhe si pronë e kombit duhet të mbrohet, ndihmohet dhe mbështetet nga e gjithë qytetaria jonë,” përfundoi fjalën e tij ministri Klosi.
Pasi shprehu kënaqësinë për takimin e parë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, ministrja Reshitaj konfirmoi interesin e përbashkët për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit të qytetarëve.
“Të gjithë e dimë që mbrojtja e shëndetit të njeriut është një sfidë globale dhe aq më shumë është sfidë për vendet që janë në zhvillim e sipër siç është vendi ynë, prandaj ne me projektet tona të përbashkëta do të sfidojmë këtë gjë dhe do të arrijmë që së bashku t’i japim një ngjyrë më të mirë, më të pastër vendit,” tha ministrja Reshitaj.
I njëjti angazhim i përbashkët u shpreh edhe gjatë takimit të Ministrit Klosi me Bajram Hasani Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Republikën e Kosovës. Palët diskutuan mbi projektet në fushën e turizmit, duke vënë theksin në bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve.
Takimi vjen vetëm pak javë para mbledhjes së përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës më 27 nëntor 2017.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com