Ministri i Mjedisit, Lefter Koka nga Kolonja deklaroi se është detyrë e bashkive në të gjithë vendin që të furnizojnë popullin me dru zjarri.
“Pyjet që sot janë në menaxhim të bashkive duhet të kuptojnë se është aset ekonomik i rëndësishëm.
Ngrohja me dru zjarri dhe furnizimi popullatës në zonat e thella duhet të jetë prioritet për bashkinë”deklaroi ai.
Koka ishte në Kolonjë për hapjen e fushatës Kombëtare të Pyllëzimit. Ministri Koka inspektoi projektin e gjelbërimit publik të Ersekës dhe mbolli simbolikisht fidanin e parë të këtij projekti, një investim prej 40 milionë lekësh të reja të Ministrisë së Mjedisit.
Projekti përfshin gjelbërimin e të gjitha akseve kryesore të qytetit, unazës së tij si dhe të dy shkollave të Ersekës me 6 mijë fidanë dru shkurre dhe lule dekorative.
Më tej Ministri Koka theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit në këtë zonë të vendit.
”Uroj që të mbarojë rruga sa më shpejt për të zhvilluar zonën drejt agroturizmit, pasi natyra këtu ka treguar të gjithë bujarinë e saj” tha Ministri Koka.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com