Ministri Koka: Edukimi mjedisor,
në kurrikulën e arsimit fillo
“Përfshirja e edukimit mjedisor në kurrikulën e arsimit fillor ndihmon të krijojmë një raport të ri me mjedisin dhe natyrën". Kjo është ajo çfarë ka thënë sot Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në aktivitetin “Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
TIRANË- “Janë bërë shumë gabime ndaj mjedisit. Ne nuk mund të zhbëjmë të kaluarën por jemi në kohë të mbrojmë të ardhmen. Edukimi mjedisor ndihmon për të ardhmen. Përfshirja e edukimit mjedisor në kurrikulën e arsimit fillor ndihmon të krijojmë një raport të ri me mjedisin dhe natyrën. Pa edukimin mjedisor të brezave të rinj, çdo iniciativë e marrë nga qeveria nuk do arrinte suksesin e kërkuar”.
Kjo është ajo çfarë ka thënë sot Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në aktivitetin “Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
Ky aktivitet konsistonte “në diskutimin e sfidave dhe mundësitë për fuqizimin dhe koordinimin në sektorin e Edukimit Mjedisor në sistemin arsimor dhe veprimtaritë mjedisore në Shqipëri”. “Ne si qeveri kemi ndërmarrë dhe do ndërmarrim shumë aksione të mëdha për pastrimin e vendit nga mbetjet por kjo mbetet një zgjidhje afatshkurtër, pasi zgjidhjen afatgjatë e jep vetëm edukimi i brezit të ri. Edukimi i brezit të ri është investimi më i madh që mund të bëjë një qeveri dhe një komb”, ritheksoi Ministri i Mjedisit.
Sipas tij, “Po mbjellim me qindra mijëra fidanë të rinj, megjithatë duhet të investojmë edhe në qindra mijëra nxënës dhe të rinj”.
Gjatë aktivitetit u arritën konkluzione “mbi rëndësinë e integrimit të edukimit mjedisor në kurrikulat arsimore”.
Ministria e Mjedisit brenda pak muajve ka qenë iniciatore e dy aksioneve kombëtare (22 Nëntori dhe Emergjenca Mjedisore).
Të pranishëm në aktivitetin e sotëm ishin: Ministri i Mjedisit Lefter Koka, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, Ambasadori amerikan, Henry Jardine dhe përfaqësues nga trupa diplomatikë në vend.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21