Ministri Koka: Mjedisi në Shqipëri
është problematikë e madhe

Ministri Koka: Mjedisi në Shqipëri<br />është problematikë e madhe
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mjedisit Lefter Koka  zhvilluan një bashkëbisedim me qytetarët e Tiranës, për paketën fiskale. Në fjalën e tij para qytetarëve Ministri i Mjedisit Lefter Koka, tha se qeveria e mëparshme keqadministroi sistemin e taksave.
 
“Partia Demokratike u largua nga pushteti pasi keqadministroi buxhetin dhe sistemin e taksave. Berisha nuk ka qenë aq transparent sa thotë me konçesionet. Porti i Durrësit është një nga portet ku manipulimi i mallrave është nga më të mëdhenjtë në botë.”- tha ministri Koka.
 
“Sot ne e kuptojmë që mjedisi shqiptar ka një problematikë shumë të madhe, ne i kemi mbetjet kudo. Në Europë nuk mund të hyjmë me këto standarte që kemi ndaj kërkohet që ndotësit kryesorë të taksohen.  Që nga viti 1975 ne vazhdojmë të konsumojmë dy pemë dhe të mbjellim një. Dikur do të ketë një vit që nuk do të kemi më pyje. Për ta barazuar këtë raport kërkohet që dikush të taksohet. Dhe të taksohet pikërisht ai që është edhe ndotësi më i madh.
 
Taksa e karbonit është një ndër taksat që duhet paguar. Secili prej nesh e kupton që shumë sëmundje dhe problematika të tjera  vijnë edhe nga ndotja e ajrit. Çmimi do të rritet me 10 lekë për litër, por në të shkuarën kishte 20 për qind ujë brenda karburantit. Pra e keqja nuk vjen nga shtesa, por nga cilësia e karburantit.”
 
Ministri Koka garantoi qytetarët e pranishëm në takim për përgjegjshmërinë e qeverisë aktuale. “Duhet t’ju garantoj se përgjegjshmëria e kësaj qeveria për të hartuar një politike fiskale e cila do të rëndojë shumë pak ata njerëz që janë në nevojë, u vjen në ndihmë pjesës më të madhe të shqiptarëve. Berisha kërkon të dezinformojë dhe të deformojë realitetin.
 
Ne jemi një vend i varfër. Nuk mund të tregohemi aq indiferent që të shohim njerëzit që kanë një pension dhe nuk kanë mundësi të kurohen, nuk kanë mundësi mbijetese dhe në fund fare bizneset e familjes të lulëzojnë.”
 
Duke iu referuar akuzave të ish kryeministrit për paketën fiskale, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha: ”Ne Berishën e kemi patur prezent në ’97-ën,  e kemi dhe sot dhe jemi të detyruar të bisedojmë këtu në vend që të jemi diku dhe të bëjmë një punë më të dobishme. Kemi një njeri që kërkon të dezinformojë publikun, por unë jam i bindur që shqiptarët e dinë dhe janë në gjendje të kuptojnë se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës