Ministri Koka ne Workshopin Vjetor Rajonal për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura Detare e Bregdetare në Mesdhe

/ATSH/ - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, duke folur ne Workshopin Vjetor Rajonal për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Mesdhe, me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga 16 shtete, tha se ky event vjetor zhvillohet për të parën herë në vendin tonë.

Më pas, duke iu referuar zonave detare dhe bregdetare të vendit, ministri Koka tha se "kjo eshtë në vëmendje të punës së Ministrisë së Mjedisit dhe në kontekstin e detyrimeve për zbatimin e Konventës së Biodiversitetit dhe të objektivave të saj strategjike që përcakton se deri në 2020 zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare në nivel global duhet të arrijnë në shifrat 10 % të territorit nën juridiksionin e shteteve".  Sot në Shqipëri numërohen 6 zona të mbrojtura bregdetare dhe janë në studim dy të tjera si zona potenciale të mbrojtura detare: Porto Palermo dhe Kepi i Rodonit. "Do të vazhdojë rritja e sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura nga 15,54 % në 17 % të sipërfaqes së vendit në vitin 2020 duke plotësuar Aiki target 11, theksoi ministri Koka.

Në këtë kontekst, vëmendja do të përqendrohet në shpalljen dhe zgjerimin e Zonave të Mbrojtura detare dhe bregdetare, tha ai, duke shtuar se prioritet i Ministrisë së Mjedisit është zbatimi i Planeve të Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura për të cilat këto plane kanë përfunduar".

Më tej Ministri i Mjedisit theksoi se "Shqipëria tashmë ka hyrë në një etapë në të cilën kërkohet zbatim në praktikë i aktiviteteve dhe masave të parashikuara në planet e menaxhimit me qëllim arritjen e rezultateve konkrete në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura që kanë si qëllim final ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe arritjen e statusit të favorshëm të ruajtjes për llojet dhe habitatet natyrore në vend".

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, u shpreh se ky workshop ka rëndësi për të kthyer vëmendjen e organizatave të huaja ndaj bregdetit të mrekullueshëm shqiptar. Nga ana e saj, presidentja e rrjetit MEDPAN, Purificacio Canals, falenderoi ministrin e Mjedisit për organizimin e  workshopit vjetor në Shqipëri.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës