Ministri Koka takim me delegacionin parlamentar të Senatit Francez

/ATSH/-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti në një takim delegacionin parlamentar të Senatit Francez, anëtarë të Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri në Senatin Francez përbërë prej Senatores Bariza Khiari, Zv. Presidente e Senatit dhe Senatorit Z. Bernard Fournier, Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
Të pranishëm në takim ishin edhe Mimoza Hafizi, Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi.
Ministri Koka i uroi senatorëve francezë mirëseardhjen në Shqipëri, duke theksuar nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e mjedisit.
Shqipëria vitet e fundit ka marrë një hov në zhvillimin e turizmit malor, cka nxit objektivat e Ministrisë së Mjedisit drejt zonave të mbrojtura.
Senatorët francezë vlerësuan zhvillimet pozitive në fushën mjedisore, jo vetëm reformat legjislative të ndërmarra, por edhe Moratoriumin e Gjuetisë duke siguruar se Franca do të vazhdojë mbështetjen per ujërat bregdetare.
Ata sollën në takim dhe rëndësinë e ndjeshmërinë e madhe të Francës ndaj ?#?COP21 duke përgëzuar Shqipërinë për Kontributin (INDC) e realizuar dhe e vlerësuar si një projekt shumë ambicioz e me kërkesa të larta dhe u shprehën të bindur se #COP21 do të jetë e suksesshme për Shqipërinë.
Në fund të takimit Senati Francez i dorëzoi Ministrit Koka një medalje mirënjohjeje për përkushtimin e tij ndaj mjedisit.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai