PRISHTINË - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka udhëtuar sot për në Zvicër ku bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin nesër ne Zurich do të takojë presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter.
Minsitria kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thekson se ky është takimi i parë që një zyrtar i lartë qeveritar në Kosovë, pas lufte, e zhvillon me kreun e futbollit botëror.
Në këtë takim do të diskutohet për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat evropian dhe botëror të futbollit.
Ditë me parë Kosova ka marrë njohjen më të rëndësishme ndërkombëtare në sport, atë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që i hapë rrugën sportistëve kosovarë për përfaqësim të barabartë në Lojërat Olimpike Rio 2016. /ATSH/
/Shqiptarja.com