Njoftimi i Ambasadës Amerikane për sulme të mundshme nga Irani në drejtim të Shqipërisë, është rutinë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, pas komunikimeve me përfaqësues të Ambasadës.
Ministri theksoi se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera përkatëse, prej kohësh kanë rritur vigjilencën dhe kanë përforcuar masat me qëllim garantimin e sigurisë, që pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
"Me përgjegjësi të plotë them se Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme nga agjencitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Kemi bërë vlerësim të riskut, por edhe një plan masash lidhur jo vetëm sigurinë publik në shesh publike, por në të gjithë infrastrukturën kritike. Policia e shtetit është me masa të shtuara, kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Duke marrë dhe pasur parasysh reagimin publik të Ambasadës, pata komunikim dhe kërkova nga strukturat policinë, përfshirë drejtorinë Antiterror dhe Sigurinë Publike për tmë informuar për masat dhe komunikimet që kanë pasur me përfaqësues të ambasadës. Nga komunikimet që kanë pasur është konfirmuar se ky është një lajmërim standard që është bërë dhe në vend të tjera, dhe vlerësojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e shtetit shqiptar për masat e shtuara të marra prej kohësh. Dezinformoi mund të cenojë ekonominë”, tha Lamallari.
Qarkullimi i monopatinave është ndaluar tashmë prej 6 muajsh. Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Report Tv, Sokol Dema, ministri tha se ende nuk është gati për hartimin e një nisme të re ligjore për rinisjen e qarkullimit të monopatinave, pasi risku është i lartë për rritjen përsëri të numrit të aksidenteve të shkaktuara prej tyre.
“Të them të drejtën, pasi jam njohur me shifrat e kam shumë të vështirë t’i injoroj ato, pasi do të ishte tradhti ndaj atyre të dëmtuarve. Jam shumë ngurrues të shkoj më tej me nisma ligjore pa pasur diçka të mirë menduar, pasi unë këtu jam për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, tha Lamallari.
Ndërkohë ministri e tha qartë, monopatinat e sekuestruara nga shteti, do t’i rikthehen vetëm atyre individëve që do të paraqesin certifikatë pronësie.
“Nga miratimi i atij urdhri dhe efektet që ai dha, 6 aksidente në krahasim me 2500 është një shifër kokëfortë dhe duhet marrë në analizë për çdo sugjerim dhe hap të mëvonshëm. Të gjithë ata deputetë që pretendojnë që janë të shqetësuar me këtë nuk mund të sillen sikur nuk është e pranishme. Nga ana tjetër, mos harrojmë që nuk ka qenë një vendim i marrë në një zyrë, por edhe në grupe interesi ku janë përfshirë dhe qytetarë, këmbësorë, të rinj të cilët sigurisht shprehen si përfitimet nga kjo, por edhe rreziqet. Duhet ndërmarrë nisma të tilla, qoftë dhe ndryshimet e kodit rrugor, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, jo vetëm të drejtën e pronës. Ata që nuk kanë dokumentacionin e pronësisë nuk mund t’i marrin monopatinat e sekuestruara”, tha Lamallari.
Ministri refuzoi të bënte komente mbi çështje konkrete pasi u pyet për ecurinë e hetimeve për zbardhjen e atentatit të ndodhur në Rinas i regjistruar nëntorin e kaluar apo dhe për fatin e Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2022.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari komentoi dhe protestat e dhunshme të Partisë Demokratike teksa tha se do të dënohen sipas ligjit të gjithë ata persona që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të efektivëve të Policisë së Shtetit dhe që sulmojnë godinat shtetërore me molotovë.
“Duhet të bëmë ndarjen me protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore dhe atyre me molotovë. Ato janë shkelës të ligjit. Të hedhësh molotovë në pronë publike, duke rrezikuar jetën e shëndetin e të pranishmëve dhe të punonjësve të policisë së Shtetit, kjo është kriminale. Këto duhet të përballen me pasoja të ligjit. Qoftë ata në rolin e nxitësit, organizatorit dhe ekzekutorit. Në protestat e fundit, kemi pas së numri i mbështetësve reduktohet, shtohet numri molotovarëve dhe i atyre që skanë të bëjnë me protestuesit, por që kanë të bëjnë me persona të cilët sillen në mënyrë të kundërligjshme dhe janë subjekte të organeve të ligjit dhe hetimit. Kërkohet punë më e madhe nga policia për dokumentimin e këtyre rasteve që të sigurohet dhe garantimi i masave të sigurisë dhe dënimi i tyre”, tha Lamallari.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është duke mbajtur një konferencë për media. Gjatë fjalës së tij ai komentoi në lidhje me paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
“Qytetarëve, siguria u garantohet nga Policia e Shtetit. Ky njoftim është bërë edhe në vende të tjera të Europës, si në Belgjikë e Hollandë. Ndërkohë njoftime të tilla nga ambasada e SHBA-së janë bërë në mënyrë periodike, siç kanë bërë për protestat e PD për qytetarët amerikanë, pra njoftime të tilla janë rutinë nga përfaqësues të diplomnacisë. Ne kemi masa të shtuara për disa përfaqësi diplomatike. Absolutisht qyetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt. Jemi në komunikim të përditshëm me asgjencitë brenda vendit dhe jashtë vendit", tha Lamallari.
Teksa u pyet në lidhje me hetimet për atentatin e Rinasit vitin e shkuar Lamllari tha se policia e shtetit e ka kryer detyrën.
"Kjo është puna e hetueseve sa i përket rastit në fjalë, unë mendoj se policia e shtetit e ka kryer detyrën. Unë jam i bindur se drejtori i ri i policisë siç bëri edhe gjatë prezantimit të tij do të ketë në fokus forcimin e besimit brenda dhe jashtë vendit. Kam besim se në vijim do të kemi rezultate pozitive", tha Lamallari.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari refuzoi të jepte një koment mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2023.
“Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve nga policia, e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk kam koment aq më tepër për afate se afatet përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes”, tha Lamallari.
Komente










Te na shpjegoje si eshte anullua konkurimi per drejtor garde pa fitus?
Përgjigju