Ministri i Financave Petrit Malaj iu drejtua deputetit Agron Shehaj duke i thënë se një i dënuar për shpifje dhe vjedhje të dhënash, është fundi i botës. Malaj tha se për Shehajn ka një kallëzim penal lidhur me kompanitë që sipas Malajt, janë skema të parajsës fiskale.

“Mezi po e pres interpelancën me ty. Këtu është fundi i botës të flasësh ti për drejtësinë, një person që është dënuar nga gjykata si hajdut të dhënash, si shpifës. Edhe hajdut dhe shpifës. Vesi del me shpirtin, ke dhe një kallëzim tjetër që përsëri akuzohesh si hajdut të dhënash. Ka kallëzim penal për ty dhe kompanitë që ke krijuar si skema të parajsës fiskale. ‘Të çon të fala Monxani’”, tha Malaj.

Shehaj u përgjigj se Malaj po mashtron dhe ndërsa thotë se fundin do e keni tek SPAK.

“E kuptoj që është i dëshpëruar dhe kur është i dëshpëruar vetëm shpif. Ti je shpifës nga maja e flokut deri te këmbët. Sapo gënjeve në mënyrë të paturpshme. I ke falur 100 mln gjobë. Çfarë u be me ato para. Si i ndave me bankers. Si puna juaj këtu kam dëgjuar pafund. Të gjithë kështu flisnin. Fundin e keni te SPAK. Ju ka ardhur dita. Do përfundosh si Tahiri, Veliaj e Balluku, do të përdori Rama e do të hedhi poshtë”, u përgjigj Shehaj.


Lajmi kryesor:

‘Durana Tech Park’, Shehaj: Fushë me lopë, bizneset u shmangen taksave! Ibrahimaj: Nuk është parajsë fiskale! Model hibrid, nga 80 rezidentë, 52 janë me kapital të huaj