Ministri në detyrë i shëndetësisë Zemaj: Gjatë shkurtit vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë
Foto ilustruese e vaksinës
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të hënën se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji.
Sipas tij, procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.
“Tash jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensve në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj, pa përmendur ndonjë datë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Ai ka paralajmëruar edhe nisjen e fushatave vetëdijësuese, sepse siç ka thënë Zemaj ky proces ka tendencë të përballet me teori të konspiracionit në Kosovë, si edhe në shumë vende tjera të botës.
Zemaj ka përmendur se problemet me sigurim të vaksinës janë evidente në gjithë Evropën, mirëpo ka shpresuar se kompanitë me të cilat ka negociuar Kosova, do ta mbajnë premtimin.
Ministria në detyrë e Shëndetësisë pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.
Megjithatë, kompania amerikane, Pfizer nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë në detyrë të Kosovës.
Zyrtarët e saj kanë thënë vetëm se janë në diskutime për këtë çështje dhe se negociatat janë konfidenciale./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
84.6%
-
Jo
10.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 208
Lajme të tjera
-
'KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun', Kurti për propozimin e Ramës: Policia e Kosovës përgjigjet e para, kjo formulë s'ka pse të ndryshojë
28 Shtator, 21:20
-
DASH dënon sulmin në Veri të Kosovës: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve serbë! Autorët të dalin para drejtësisë
28 Shtator, 19:40
-
Ngjela: Marrëzia e Vuçiçit me sulmin në Veri dhe ‘beteja’ SHBA-BE për Ballkanin
28 Shtator, 18:38
-
Sulmi në veri/ Zv. ministri i Jashtëm i Kosovës në 'Kontrast': Fshihet Serbia, dërgoi 5 mln € armatime në Zveçan! Gati për dialog? S’mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë
28 Shtator, 18:24
-
Sulmi në Veri të Kosovës, BE kritika Serbisë për ditën e zisë: Nuk mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit
28 Shtator, 15:55
-
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër Serbisë, Bardhi: Ta harmonizohet me Parlamentin tonë, propozoj mocion me debat për këtë çështje
28 Shtator, 15:33
-
'KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun', këshilltarja e Kurtit reagon për deklaratën e Ramës: Heshtja e tij, ndihma më e madhe për Kosovën
28 Shtator, 14:49
-
Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist nga Serbia ndaj Policisë së Kosovës, ja çfarë përmban ajo
28 Shtator, 14:37
-
Opozita solidarizim me qeverinë, Haradinaj kritika Kurtit: Pse zgjodhe Lajçak dhe Borrell për dialogun?
28 Shtator, 14:00
-
FOTO/ Tensione në veri të Kosovës, Mesazhi në bluzën e Adriana Matoshi për BE-në: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën
28 Shtator, 13:33
-
Krasniqi: Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin
28 Shtator, 13:26
-
Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë: Terroristët nuk kishin shanse ndaj Policisë së Kosovës! Të shpallen terroriste 2 organizata serbe
28 Shtator, 12:38