Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili në vitin 2025 mbante postin e zv/sekretarit i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka deklaruar shtim të pasurisë gjatë vitit 2025, në formularin e deklarimit të pasurisë së ILDKPKI. Vitin e shkuar Nufi deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 15 mijë euro, me burim të ardhurash nga paga. Po ashtu ka shitur një automjet tjetër për 8 mijë euro. Në deklaratë rezulton gjithashtu shtim i likuiditeteve, me 300 mijë lekë gjendje cash, si dhe 3 llogari bankare, konkretisht me 4,789.49 lekë, 450,331.58 lekë dhe 10,978.48 euro, të treja me të ardhura nga paga. Nufi ka deklaruar edhe një fond investimi me vlerë 251 mijë lekë.

Ermal Nufi ka përfituar 2,384,378 lekë nga paga në Kryeministri dhe 890,754 mijë lekë nga ALBCONTROL, 181,930.88 lekë dieta në Kryeministri. Të ardhura ka siguruar edhe nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues, ku veçohen 18 mijë euro nga “Durres Yacht and Marina”, 1,289,276 lekë nga KAYO SHA, 471 mijë lekë nga ALBPETROL, 106,250 lekë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe 51,000 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe 8 mijë euro nga shitja e mjetit.

Gjatë vitit 2025 Nufi ka shlyer disa detyrime financiare, përfshirë kredi konsumatore dhe karta krediti të pashlyer në vlerë 4,396,614.58 lekë në fund të vitit. Në 2025 ka shlyer 838,192.21 lekë kredi bankare dhe 3 kredi të mbyllura në vlera 921,917.56 lekë, 243,222.46 lekë dhe 190,683.37 lekë.

Edhe bashkëshortja e tij, Lisarta Nufi, ka raportuar shtim të pasurisë, me 100 mijë lekë cash të ardhura nga paga dhe një fond investimi me vlerë 148 mijë lekë, argumentuar me “të ardhura”. Të ardhurat janë si pjesëmarrje në bord drejtues te Sena Solar Energy Albania, 397,200.00 lekë të ardhura. Pagë në KESH.sh, 1,857,975.61 lekë dhe te Avokatura e Shtetit në vlerë 95,400.65 lekë.

 Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror


Lajmi kryesor:

Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të qeverisë Rama për vitin 2025. Kryeministri 110 mijë euro të ardhura, përveç pagës