Ministri Panariti: “Made in Albania”
shenjë e mirë e rritjes ekonomike

Ministri Panariti: “Made in Albania”<br />shenjë e mirë e rritjes ekonomike
Produktet e markës ‘Made in Albania’ si dhe mbiprodhimi i kulturave bujqësore në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë shenjë e mirë e rritjes ekonomike. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë ministri i bujqësisë Edmond Panariti gjatë një panairi për produktet e zonës së Korçës.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në vend janë prodhuar më shumë produkte bujqësore duke e krahasuar me kërkesën e tregut. Ministry Edmonmd Panariti deklaroi se tashmë shumë produkte nuk do të blihen më në tregjet e jashtme. Sipas tij kjo do të sjellë rritjen ekonomike.

“Ne kemi pasur nga të dhënat që na vijnë nga 6-mujori i parë i këtij viti dyfishim të eksporteve prodhimeve bujqësore gjë që do të thotë automatikisht dhe rritje të prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral. Kemi për herë të parë krijimin e një produkti të mirëfilltë të markës bio shqiptare jam krenar që ne ja kemi arritur kësaj dite që ne të kemi produkte të markës shqiptare.”- u shpreh Panariti.

Po ashtu, ministri tha se tashmë kemi produkte të sigurta marke që janë të konkurueshme edhe në të gjitha vendet e europës e më gjerë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer