Ministri Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes së Nismës SHBA-Karta e Adriatikut: Shqipëria do të vijojë të kontribuojë për sigurinë e paqen në rajon

Ministri Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes së Nismës SHBA-Karta e Adriatikut: Shqipëria do të vijojë të kontribuojë për sigurinë e paqen në rajon

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes në kuadër të iniciativës rajonale SHBA-Karta e Adriatikut (A5), që u kryesua nga Maqedonia e Veriut.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit të Ballkanit dhe më gjerë.

Në një sesion të dedikuar iu kushtua një rëndësi e veçantë, angazhimit në kuadër të kësaj iniciative, implementimit të konceptit të rivitalizimit të kartës së Adriatikut, angazhimit të përbashkët në misionet e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e paqes, bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe kontributit në sigurinë globale.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria do të vijojë të  kontribuojë për stabilitetin, sigurinë  dhe paqen në  rajon, të cilat arrihen  duke promovuar  dialogun politik, fqinjësinë e mirë si dhe adresimin e çështjeve të nxehta dypalëshe ose shumëpalëshe, bazuar dhe në respekt të marrëveshjeve dhe legjislacionit ndërkombëtar, pasi rajoni i Ballkanit Perëndimor është një faktor kyç gjeostrategjik për NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Duke qenë se kryesimin e SHBA-Karta e Adriatikut  për vitin 2024 do ta marrë  Shqipëria, Ministri Peleshi, u garantoi vendeve pjesëmarrëse se Ministria e Mbrojtjes do të jetë tërësisht e  angazhuar që të përmbushë të gjitha detyrimet  ndaj kësaj iniciativave, të rrisë vizibilitetin  dhe rëndësinë e Kartës së Adriatikut, të promovojë “Politikën e Dyerve të Hapura”, si një nga principet themelore të këtij angazhimi rajonal. Në këtë perspektivë, ministri Peleshi u kërkoi vendeve anëtare të A5 të pranojnë kërkesën e Kosovës për tu anëtarësuar me të drejta të plota në këtë iniciativë.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Peleshi zhvilloi një takim dypalësh me Znj. Celeste Ëallander, Asistente Sekretare e Mbrojtjes të SHBA-ve për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare. Z. Peleshi e njohu Znj. Wallander, mbi  rolin dhe kontributin e vendit në Aleancë duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu ministri Peleshi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Z. Ejup Maqedonci, me të cilin diskutoi çështje të  interesit të përbashkët në kuadrin bilateral dhe atë rajonal .

Iniciativa rajonale SHBA-Karta e Adriatikut (A5), cilësohet si një nga iniciativat rajonale më të rëndësishme. Në këtë takim morën pjesë ministra dhe përfaqësues të ministrive të mbrojtjes nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, SHBA  si dhe  Sllovenia, Kosova dhe Serbia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë