Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në aktivitetin “Dita Kulturore Arbëreshe”, të zhvilluar në Vatikan, një aktivitet që mblodhi bashkë komunitetet arbëreshe dhe shqiptare në një festë të traditave, kulturës dhe prodhimeve autoktone. Aktiviteti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në kuadër të programit “Shekulli i tetëmbëdhjetë dhe rizgjimi i kulturës së identitetit arbëresh”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Salla e cilësoi një “privilegj të veçantë” pjesëmarrjen në këtë ditë të rëndësishme kulturore, duke vlerësuar kontributin shekullor të komuniteteve arbëreshe në ruajtjen e gjuhës, zakoneve, këngës, veshjeve dhe trashëgimisë shqiptare në Europë.
“Ky aktivitet, në mbyllje të vitit jubilar, na kujton se kultura, feja, tradita dhe respekti për tokën, natyrën dhe ushqimin janë vlera thellësisht të lidhura”, u shpreh ministri Salla
Ministri Salla vuri në dukje se arbëreshët mbeten një prej dëshmive më të forta të identitetit shqiptar që ka jetuar, është zhvilluar dhe është integruar plotësisht në zemër të Europës, pa humbur rrënjët e veta.
Në kuadër të aktivitetit u organizua edhe një panair i prodhimeve shqiptare dhe arbëreshe, ku morën pjesë rreth 25 kompani nga Shqipëria, kryesisht prodhues të vajit të ullirit, verërave, bimëve medicinale dhe produkteve të tjera tradicionale.
Ministri Salla theksoi se ky panair përfaqëson një mundësi të çmuar për krijimin e partneriteteve të reja të biznesit dhe për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Ai vuri në dukje potencialin e lartë të bashkëpunimit ekonomik në sektorë si vreshtaria, ullishtaria, blegtoria, agroturizmi dhe gastronomia.
“Jam i bindur se bashkëpunimet konkrete në këta sektorë mund të sjellin vlera të reja ekonomike për komunitetet tona dhe më shumë mundësi për të rinjtë, të cilët janë sfida dhe shpresa jonë e përbashkët”, deklaroi ministri.
Ministri Salla nënvizoi angazhimin e Qeverisë shqiptare për forcimin e marrëdhënieve me komunitetet arbëreshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit rural dhe promovimit të identitetit të përbashkët kulturor.
“Le të jetë kjo një ditë tjetër gur themeli në ndërtimin e një marrëdhënieje edhe më të fortë mes Shqipërisë, Arbëreshëve dhe Italisë, një marrëdhënie ku kultura, bujqësia, tradita dhe solidariteti
Komente










