Ministri serb i Mbrojtjes mesazh Veselit: Të vijë në Nish, të njihet me qendrat e paraburgimit

Ministri serb i Mbrojtjes mesazh Veselit: Të vijë në Nish, të njihet me qendrat e paraburgimit

Aleksandër Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin është shprehur se nëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dëshiron të shkojë në  Nish, ai do t’ja mundësojë një gjë të tillë, kur të dëshirojë ai por vetëm përballë gjykatës.

Veseli mund të kalojë vijën administrative dhe me roje të dërgohet tek hetuesi dhe të njihet me qendrat e paraburgimit në Nish, që ai si kriminel lufte i meriton.

Aleksandër Vulin, ministër

Deklarata e Vulin, vjen menjëherë pas asaj të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, pak ditë më parë u shpreh se Nishi i takon historikisht Kosovës.

Sipas ministrit serb të Mbrojtjes do të ishte e rëndësishme që Bashkimi Evropian të komentojë deklaratat e tij , pasi sipas tij kjo nuk është hera e parë që Veseli bën thirrje për luftë.

A po flet ky njeri, për luftë dhe konflikte? Vendet e BE-së nuk duhet ta mbështesin një njeri që nesër do t'i dërgonte fëmijët e tyre në një luftë të re. Nëse atyre u interesion paqja dhe stabiliteti për fëmijët e tyre le t’ja lënë drejtësinë të merret me të.

Aleksandër Vulin, ministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë