TIRANE- Së shpejti Ministria e Brendshme do të sjellë një aplikacion të thjeshtë online që çdo student apo nxënës shkolle të mund të denoncojë rastet e posedimit dhe qarkullimit të armëve të ftohta nëpër isntitucionet arsimore. Në përgjigje të shqetësimit të studentëve, ministri Tahiri u shpreh se kjo mënyrë do të shmangë burokracitë dhe për sigurinë e denoncuesit, do të ruajë anonimatin.
Tahiri: Fenomeni i Gjakmarrjes vështirë të ndryshohet në pak kohë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve nga organizata të ndryshme ka deklaruar se ulja e fenomenit të gjakmarrjes, nga pikëpamja ngushtësisht qeverisëse është vështirësish e ndryshueshme në një kohë të shkurtër.
"Bëhet fjalë për konflikte që kanë lindur shumë vite më parë, që në një moment të caktuar kthehen në arsye personale për të çuar përpara familjen të marrë gjak e kështu me radhë."- tha Tahiri.
Ai shtoi gjithashtu se kjo shkon përtej punës specifike të policisë, pavarësisht se dënimi është i fortë nga pikëpamja penale.
Tahri ka qenë pjesë e panelit me 4 ministra, që iu përgjigjën pyetjeve të të rinjve nga organizata të ndryshme, të interesuar për çështje të sigurisë, politikave për të rinjtë, shëndetësinë dhe arsimin. Forumi organizohet nga UNFPA, dhe mbahet njëkohësisht në të gjitha vendet e botës anëtarë të kësaj organizate.
Pyetjet dhe përgjigjet e ministrit Tahiri:
Cili është angazhimi dhe masat e qeverisë për të ulur fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri?
Nga pikëpamja ngushtësisht qeverisëse është vështirësish e ndryshueshme në një kohë të shkurtër. Kjo ndodh për shkak të situatës shoqërore në zona të caktuara dhe për shkak të traditës së hershme, e cila trashëgohet brez pa brezi, për shkak të mungesës së instrumenteve parandalues ose edukues që të shkëputej ky zinxhiri i trashëgimisë së gjakmarrjes e kështu me radhë.
Ne po ecim nga njëra anë me penalizmin e fortë, proces hetimor, policor dhe pastaj drejtësi penale, dhe nga ana tjetër me mekanizma parandalues që kanë të bëjnë si me bashkëpunimin me organizata lokale për pajtim ose për shuarje të konfliktit të origjinës në një moment të caktuar, por gjithsesi mbetet thelbësisht një çështje kulturale.
Bëhet fjalë për konflikte që kanë lindur shumë vite më parë, që në një moment të caktuar kthehen në arsye personale për të çuar përpara familjen të marrë gjak e kështu me radhë.
Shkon përtej punës specifike të policisë, pavarësisht se dënimi është i fortë nga pikëpamja penale. Mekanizmat e tjerë që janë mekanizmat parandalues shoqëror, edukativ dhe institucional janë aty, bashkëpunimi me organizatat lokale në zona të caktuara funksionon mirë, partnerët ndërkombëtarë kanë pasuir një fokus të fortë te kjo çështje, gjithsesi mbetet ende shumë për të bërë.
A do merren masa për ndalimin e armëve të ftohta, të mos futen në ambientet e shkollës?
Unë nuk besoj se mund të kërkojmë ndonjë hero në politikë, nëse nuk gjejmë një hero brenda vetes. E dyta, nuk mund të bëhet siguria ashtu siç ne do të donim të ishte në qoftë se nuk mësohemi të sillemi si qytetarë të mirë.
Ndërkohë që klasa jote nuk mund të bëhet dot e sigurt në qoftë se nuk jeni ju brenda klasës, ose të ndërtoni mekanizma të tilla me mësuesit, me bordin e prindërve, për të garantuar që shkolla është më e sigurte dhe e dyta të vësh në provë organet e rendit. Unë nuk di që të denoncosh në numrin 129 shton rrezikun si qytetar. Unë mendoj që nuk është kështu. Megjithatë shumë shpejt ne do të bëjmë një aplikacion që secili prej jush do ta ketë në telefon, ku mund të denoncosh pa detyrimin që identifikohesh. Mund të denoncosh për disa lloje veprash penale të cilat prekin më shumë brezin e ri.
Nga njëra anë me këtë mekanizëm, me këtë aplikacion ne bëjmë aksesin që e ke më lehtë të denoncosh, ta heqim këtë barrierën dhe nga ana tjerër secili prej jush bëhet kontributor i sigurisë. Mos mendoni se siguria ndërtohet ekskluzivishr nga policia. Nuk është kështu. Në qoftë se vdesim nervin e qytetarëve duke menduar që sigurinë na e bën patjetër policia e shtetit, nuk ka për të nddhur kurrë sepse nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës dhe eksperienca e ka treguar këtë. Por në qoftë se njerëzit janë shumë më sbhumë në shoqëri sesa ata pak që kanë guximin ta shkelin ligjin, ky vend bëhet më i sigurt. Nëse njerëzit që e respektojnë semaforin janë më shumë sesa ata që shkelin, ky vend bëhet më i prirur ta respektojnë rregullin e ligjin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO