Ministri Tahiri në takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është duke zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të sapo emëruarin, Haki Çako.
Burime nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se Ministri Tahiri është paraqitur në dyert e Policisë së Shtetit rreth orës 09:30 të mëngjesit për të zhvilluar një takim me Çako-n, i cili u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vetëm 24 orë më parë.
Mësohet se në takim pritet të diskutohet mbi objektivat, që Çako do të ketë në detyrën e tij, pas "bekimit" të marrë edhe nga kryeministri një ditë më parë.
Dy javë pas largimit të Artan Didit nga pozicioni i kryepolicit, Haki Çako ka marrë sot edhe dakordësinë e Kryeministrit për këtë pozicion, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Brendshme.Siç bëjnë me dije burime nga Policia e Shtetit, Çako i cili gjatë këtyre dy javëve ishte në krye të Policisë së Shtetit si i komanduar, tani ka marrë dhe miratimin e kreut të ekzekutivit dhe do të jetë ai personi që do të drejtojë këtë institucion kaq të rëndësishëm.Çako njohu rritje të shpejtë në karrierë pas aksionit të Lazaratit, ku ai mbante drejtorin e Policisë Gjirokastër.
Pas operacionit në Lazarat, Çako u emërua zv/Drejtor në Policinë e Shtetit për Krimet e Rënda.Çako ka nisur karrierën e tij në janar të vitit 1998, si shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Kuçovë, e në shtator të të njëjtit vit si shef i Policisë Kriminale të Komisariatit nr. 1 në Tiranë.
Më pas, është emëruar si inspektor kundër Akteve Terroriste. Në vitin 2003, ka mbajtur detyrën e specialistit në Zyrën e Luftës kundër Drogave të Forta, dhe më pas shef i Komisariatit të Policisë Vlorë.Në vitin 2006 është emëruar specialist i Antiterrorit në Elbasan, për t'u larguar më pas me dëshirën e tij. Çako është rikthyer në vitin 2010 në Policinë e Shtetit dhe në 2013 ishte emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, detyrë që e ka mbajtur deri në 31 mars të 2014
Vijon /atsh/
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak