Ministri Tahiri: Shqipëria sot më e sigurtë e se dje, krimin nuk e sollëm ne
TIRANË - Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe qytetarët sot janë më të sigurtë se një vit më parë dhe aq më shumë po ta krahasojmë me dy apo më shumë vite më parë, tha Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë emisionit […]
TIRANË - Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe qytetarët sot janë më të sigurtë se një vit më parë dhe aq më shumë po ta krahasojmë me dy apo më shumë vite më parë, tha Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë emisionit opinion të gazetarit Blendi Fevziut.
Në intervistën e tij, ministri Tahiri u shpreh se siguria e qytetarëve matetet përmes shifrave dhe përceptimit. "Në vitin 2014 janë regjistruar 10,4% vrasje më pak se në vitin 2013. Pra, theksoi Tahiri, janë gati 10,4% më shumë persona të shpëtuar".
Po ashtu ministri i Brendshëm u shpreh se vrasjet janë kryesisht për shkaqe familjare dhe pronësie. "60% e vrasjeve janë për motive të dobta, pra vrasje për motive çasit, konflikte pronësie, apo gjakmarrje dhe hakmarrje. Ndërsa 40% e këtyre vrasjeve janë ngjarje kriminale", tha Tahiri. Sipas tij, ky 60% nuk mund të jetë kurrësesi vetëm faji i policisë, por është i një sistemi të tërë.
Ministri Tahiri argumentoi se "pas 60% fshihet një degratim i mardhënieve të qytetarëve me institucionet e drejtësië dhe kjo është e trashëguar, nuk e sollëm ne, por është një sistem gjyqësor që nuk bën drejtësi. Janë institucionet e zgjidhjes së konflikteve që kanë probleme", vijoi ai.
Duke folur për eksplozivet, Ministri Tahiri tha se gjatë vitit 2014 ka pasë më pak shpërthime se në vitin 2013. "Nëse në vitin 2014 ka pasë 85 shpërthime, ndërsa në 2013 kishte më shumë shpërthime se kaq dhe në 2013 ishte dikusht tjetër ministër dhe jo unë, tha Tahiri. Nga janari deri në mars 2015 ka pasë vetëm 8 shpërthime, ndërsa në vitin Janar-Mars 2013 u numëruan 12 shpërthime", tha Tahiri.
Ministri i Punëve të Brendshmë, Saimir Tahiri tha se falë punës së mirë të bërë nga qeveria dhe dikasteri që ai drejton është rritur besimi i qytetarëve. Këtë, ministri Tahiri e argumentoi se gjatë vitit 2014 ka pasë 192 mijë telefonata drejt policisë, që do të thotë 18% më shumë se në vitin 2013.
Ministri Tahiri tha gjithashtu se Policia e Shtetit nuk mund të jetë kurrësesi e vetme në luftën ndaj krimit. "Nuk mund të jetë vetëm policia që lufton krimin, por duhet të jetë policia bashkë me qytetarë, institucionet e drejtësisë, institucionet sociale dhe në fund edhe opozita", tha Tahiri /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33