Ministri teknik i Shëndetësisë
pezullon lejet vjetore për fushatë

Ministri teknik i Shëndetësisë<br />pezullon lejet vjetore për fushatë
TIRANE-Punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të institucioneve vartëse duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, nëse kanë planifikuar për t’i kryer në periudhën 01 Qershor deri në 25 qershor.
 
Ndërkohë, ata që kanë nisur tashmë pushimet do të duhet t’i ndërpresin ato dhe të rikthehen në punë.
 
Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri i zgjedhur me propozimin e PD ka nxjerrë sot urdhrin sipas së cilit, nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të institucioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 01 Qershor 2017 deri me 25 qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.
 
Sipas këtij urdhri të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 26 Qershor 2017.
 
Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se moszbatimi i këtij urdhri pasohet me përgjegjësi disiplinore. 

Dy ditë më parë ishte ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj e cila firmosi pezullimin e lejeve vjetore për punonjësit e administratës për periudhën 25 Maj-30 Qershor. 

Ndërkohë, krahas pezullimit të lejeve, ministrat teknikë të PD-së kanë nisur edhe një terror të pazakontë mbi stafet e ministrive, duke iu monitoruar atyre edhe rrjetet sociale

Facebook-u monitorohet se sa herë hapet nga punonjësit gjatë orarit të punës, nëse marrin mesazhe propagandistike etj. Po ashtu, monitorohen me kujdes aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste për të pikasur ndonjë punonjës. Lëvizjet e punonjësve jashtë orarit të punës janë gjithashtu nën vëzhgim.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale