Ministri teknik ‘pret kokën’ e parë
drejtorin e burgut që u përfshi në fushatë

Ministri teknik ‘pret kokën’ e parë<br />drejtorin e burgut që u përfshi në fushatë
TIRANE-Ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi ka “prerë kokën e parë” në procesin zgedhor për 25 Qershorin

Ministri i ri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, pezulloi sot nga detyra Drejtorin e IEPV në Tropojë, Granit Kurmekaj, si dhe ia referoi rastin e tij Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

“Tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin nga punonjësit e administratës shtetërore”.

Kështu e nis deklaratën për shtyp ministria e Drejtësisë, duke ndëshkuar zyrtarin e administratës së burgjeve që sipas tyre është përfshirë në fushatë.

Siç bën të ditur ministria e Drejtësisë, kjo masë, erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të marra nëpërmjet fotove dhe videove, ku konstatohet përfshirja e Kurmekaj, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi Granit Kurmekaj, me detyrë Drejtor i IEVP Tropojë, ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 328/a të Kodit Penal.
 
Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë pezullimin e përkohshëm nga detyra të Drejtorit të IEVP Tropojë.
 
Më tej, deklarata thekson se, Ministria e Drejtësisë inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.
 
Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve të administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari