Kryeministri Edi Rama priti sot në Gjirokastër Ministrin turk të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ku u nënshkrua projekti i përbashkët për restaurimin e shtëpive monument në Gjirokastër e Berat.

Ministri turk u "prit" me ezan, pasi ai mbërriti rastësisht në momentin kur hoxha filloi të thërriste ezanin.

Kryeministri Edi Rama tha se u nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit.

"Me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat. U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit", tha Rama.