
Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets, në një postim në Facebook ka ngritur alarmin për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s.
“Pas rënies së ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të ftohjes në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës në mes të kontinentit evropian për shkak të Rusisë”- u shpreh ministri ukrainas.
Sipas ministrit, gati 5 milionë ukrainas nuk kanë akses në ujë të pijshëm dhe 70% e popullsisë mund të mbetet pa këtë burim për shkak të bombardimeve ruse.
Lajmi kryesor:
Biden: Kina nuk ka dërguar armë në Rusi! Mister helmimi i kundërshtares së Putin! Ministri ukrainas ngre alarmin për centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s











