Ministria: 4 milionë dollarë për
ish të përndjekurit deri në dhjeto

Ministria: 4 milionë dollarë për<br />ish të përndjekurit deri në dhjeto
TIRANE - Ndërsa ka shpërndarë për pjesën më të madhe të vitit dëmshpërblimet për ish të përndjekurit që janë gjallë, Ministria e Financave njofton se muajt e fundit do vijohet me shlyerjen e kësteve për trashëgimtarët e tyre. Përmes një deklarate zyrtare Ministria ka pasqyruar ecurinë e deritanishme të dëmshpërblimeve, dhe si do veprohet në vijim.

“Deri tani janë miratuar 25 Vendime të Këshillit të Ministrave “Për dëmshpërblimin financiarë të ish të dënuarve politikë”. Fondi total i miratuar është 52,7 miliardë lekë. Numri i ish të dënuarve politikë, të cilëve u është miratuar vlera e dëmshpërblimit financiar është 13 167 ish të dënuar”, thekson Ministria.

Fondi i miratuar për vitin 2015, është 2 miliardë lekë, i realizuar deri më 31.08.2015, si vijon:

1. Kategoria Parësore -fondi 1 400 000 000 lekë (70% e fondit të miratuar në buxhetin vjetor);
Fondi i shpërndarë 1.394.395.482 lekë;
Fondi i pashpërndarë 5.604.518 lekë.
2. Kategoria Joparësore - fondi 600 000 000 lekë (30% e fondit të miratuar në buxhetin vjetor)
Fondi i shpërndarë 151.534.965 lekë;
Fondi i pashpërndarë 448.465.035 lekë.

Lidhur me disa nga problematikat e shfaqura dhe ankesat e përfituesve, si ato të mospagesës së kësteve të 4-5 , për kategorinë parësore, sqarojmë se pagesat nuk janë realizuar për mungesë dokumentacioni, të përcaktuar në aktet nënligjore për përfituesit si dhe janë ende në analizë dokumentacionet e mbërritura, sipas kategorive të përcaktuara në ligj.

Ministria e Financave konfirmon se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 904 dosje, kanë mbetur për t’u paguar edhe 1280 dosje.
Sqarojmë gjithashtu se mospagesa e këstit të parë për kategorinë jo parësore dhe raste të mosshpërndarjes korrekte të vlerës së miratuar ka rezultuar mungesa e dokumentacionit të dërguar nga përfituesit, nga mosndarja korrekte e vlerës, si një problematikë e trashëguar nga pagesat e kryera në vitin 2009-2013, si dhe disa pasaktësi të kryera në këtë periudhë, të cilat po korigjohen në pagesat e kësteve vijuese.

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve kanë informuar me shkrim çdo përfitues që ka paraqitur ankesë, si dhe në faqen zyrtare të ministrisë janë publikuar çdo javë informacionet mbi dokumentacionin e mbrritur, duke bërë që të rritet numri i dosjeve me dokumentacion të plotë për pagesë

Lidhur me mospagesat e këstit të dytë për trashëgimtarët, sqarojmë se ky proces nuk ka patur vijimësi. Një nga shkaqet ka qënë mangësia në dokumentacion. Për realizimin e pagesës së këstit të dytë për trashëgimtarët është publikuar lista e plotë e dosjeve që nuk kanë marrë këstin e dytë (janë gjithsej 2987 dosje), është publikuar informacioni mbi procedurën që do të ndiqet dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet, si dhe afatet ligjore për dorëzimin e dokumenteve.

“Ministria e Financave vlerëson bashkëpunimin me përfituesit dhe është e vendosur në realizimin e plotë të detyrimit të saj ligjor dhe morale për shpërndarjen e vlerës së dëmshpërblimit financiar, për çdo ish- të dënuar politik të regjimit komunist, si dhe trashëgimtarëve, sipas përcaktimit ligjor”, thekson Ministria.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani