Çuditërisht ky tender me vlerë totale prej 913,316 lekë të reja është anolluar që prej vitit të kaluar dhe nuk është rihapur sërisht. Ministria nëpërmjet këtij tenderi synonte të blinte filtra karburanti, filtra uji dhe pjesë të ndryshme motorike, për helikopterët e rregjimentit të Farkës, paisje këto që momentalisht nuk dihet nëse janë blerë ose jo nga ana e ministrisë së Mbrojtjes.
Helikopterët e rregjimentit të Farkës janë përdorur nga Ushtria për shumë operacione kërkim shpëtimi dhe operacionin në ndërhyrjen e Forcave të Policisë në Lazarat.Përdorimi i tyre, sigurisëht që ka dhe një kosto të lartë financiare për mirëmbajtjen e tyre, duke filluar nga pjesët e këmbimit deri tek shërbimet e tjera.