Ministria bën ‘bilancin’, 7 vatra zjarri aktive në vend! Tepelena nën 'pushtetin' e flakëve, situata jashtë kontrollit

Ministria bën ‘bilancin’, 7 vatra zjarri aktive në vend! Tepelena nën 'pushtetin' e flakëve, situata jashtë kontrollit

Situata e zjarreve në vend vazhdon të mbetet problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Tepelenë zjarri ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të erës.

Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga ato të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Pyjor, Zonat e Mbrojtura apo edhe forca vullnetare, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë punuar intensivisht në disa fronte për të shuar zjarret e rëna në disa zona të vendit.

Puna ka vijuar përgjatë gjithë natës pa ndërprerje në vatrën problematike në fshatin Mal Shëngjin, ku sot situata paraqitet më e stabilizuar. Veç ndërhyrjes së helikopterit Cougar nga ajri në mbështetje erdhën edhe dy avionët Canadair nga Italia, pjesë e ndihmës nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Aktualisht është arritur izolimi i plotë i vatrave dhe po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare të tij nga shërbimet zjarrfikëse, efektivët e FA, policisë, strukturat vendore të mbështetura edhe nga 2 avionët Canadair të italisë.

Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm minimale në biznese përreth zonës së zjarrit, në  2 bare plazhi dhe çatia e një shtëpie.

Po ashtu vijon punë për shuarjen e zjarrit në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan për të cilin janë angazhuar  ditën e sotme strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga FA

Aktive janë zjarri në Kodrat e liqenit të Viroit, bashkia Gjirokastër, zjarri mbi qytetin e Tepelenës, i cili ditën e sotme si pasojë e erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit. Janë angazhuar ditën e sotme për normalizimin e situatës strukturat vendore të mbështëtura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i FA.

Po punohet në fshatin Lozhan-Bode, bashkia Maliq, në fshatin Picar, bashkia Vorë në një objekt tregtar, në fshatin Ujanik, bashkia Skrapar. Ndërsa situata në qarqet e tjera paraqitet relativisht e qetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve

Efektivët zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, në Tepelenë, ndërsa një shtëpi e cila rrezikohej që të përfshihej nga flakët është shpëtuar.  

Për të ndjekur nga afër situatën ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili tha se është kërkuar edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, në rast se do të kishte evakuime pjesore.

“Në një moment patëm vështirësi në përballimin e flakëve që po afroheshin në mënyrë të beftë, por kemi arritur të minimizojmë dëmet. Kemi ndërhyrë edhe me helikopter, duke arritur të kemi një mbulim sa më të mirë të situatës.  Në Luzat është bërë një punë mjaft e mirë, janë shpëtuar shtëpitë, të cilat rrezikonin. Edhe banorët në këtë fshat kanë bërë një punë shumë të mirë për mirëmbajtjen e tokave të tyre, duke lehtësuar edhe punën dhe përpjekjen e FA për të ndërhyrë apo për të patur akses. Kemi kërkuar edhe bashkpunimin e banorve të zonës.”, theksoi ministri Vengu.

Një nga banorët e fshatit falenderoi efektivët që morën pjesë në aksion.

“Forcat ishin të shumta dhe i mposhtën flakët. Më shpëtuan shtëpinë dhe baçen që kam bërë. Unë masat i kisha marrë, kam bërë brezin e butë rreth e rrotull parcelës që e kam mbjellë me të gjitha llojet e pemëve, por isha edhe i trembur”, u shpreh banori.

Ndërkaq, forcat operacionale ndodhen ende në terren duke vijuar punën për shuarjen e plotë të të gjitha vatrave në këtë zonë.

Ora 19:26
Vijon zjarri në Tepelenë! Në ndihmë vjen një helikopter Cougar, ministri Pirro Vëngu në vendngjarje

Zjarri në Tepelenë, vijon edhe gjatë pasdites së sotme, ku flakët janë përhapur shumë pranë rrugës në fshatin, Luzat pa shkuar tek ‘Uji i Ftohtë’ në Tepelenë.

Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mjetet e nevojshme, ndihmuar edhe nga helikopteri Cougar dhe një helikopter i ushtrisë sonë janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë, ku era e fortë përhapi në kohë të shpejtë flakët në një sipërfaqe me bimësi. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave bëri të mundur të shmanget rreziku për një nga banesat.

Situatën e ndoqi nga afër vetë Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Prefekti i Qarkut  Gjirokastër Odise Kote dhe Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024