Në përfundim të kësaj ankete dhe në bazë të statistikave të grumbulluara drejtorët që do rezultojnë me performancë të lartë në punën e tyre, do vijojnë të qendrojnë në postin e tyre, ndërsa drejtorët të cilët do rezultojnë me performancë jo të mirë do të largohen nga postet drejtuese.
Para dy ditësh Kryministri Rama ka zhvilluar një takim me mësuesit në Tiranë, ku ka bërë të ditur se do të nis puna për të skeduar çdo të dhënë në lidhje me drejtorët e shkollave në vend.
Të dhënat e testimit të drejtorëve tregojnë një shuifër jo të mirë, pasi deri tani 300 drejtorë shkollash janë vlerësuar nën mesataren.

(Për organizimi i anketimit për performancën e mësuesve)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
