TIRANE- Shkolla 9-vjeçare e Gërdecit, e rikonstruktuar vetëm 4 vite më parë, këtë shtator i është vënë kyçi. Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me argumentin se kjo shkollë kishte shumë pak nxënës, ndaj edhe ata janë transferuar në shkollën e Marqinetit.

Mirëpo për të shkuar deri aty, nxënësit e Gërdecit ankohen se jo vetëm duhet të ecin një orë në këmbë, por madje edhe mësimin e zhvillojnë pasdite. Ndërkohë që edhe prindërit janë të pakënaqur nga ky transferim, pasi sipas tyre, ata tashmë duhet të paguajnë edhe 1.100 lekë në muaj për një fëmijë, për transportin me furgon.

Në shkollën 9-vjeçare të Gërdecit mësonin 120 nxënës dhe çdo klasë kishte më e pakta 13 nxënës. Tashme shkolla 9-vjeçare Gërdec, e rikonstruktuar me fondet e Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare, në kushte shumë të mira, do të mbetet bosh duke mos i shërbyer banorëve të kësaj zone. (ne foto inaugurimi i shkolles ne Gerdec)
(sg/shqiptarja.com)