Ministria e Arsimit: Mësuesit të gjithë në punë! Shkolla në Durrës fillon më 9 dhjetor, në Tiranë e Lezhë me 5 dhjetor (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikatë për mediat është shprehur se ditën e nesërme në të gjitha shkollat, mësuesit nesër duhet të paraqiten në punë. Kjo sipas ministres vjen në mënyrë që të përgatitet nisja e mësimit në të gjitha shkollat e vendit.  Ndërsa për sa i përket fillimit të shkollë në qarkun e Durrësit do të fillojë më datë 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë dhe Lezhë do të fillojë më 5 dhjetor, me opsion shtyrje.  Ndërsa për sa i përket datave të pushimit duhet të rishikohen për të zëvendësuar për të marrë veten me mësimin dhe orët e anuluara.

Për sa i përket qarkut të Durrësit, ministrja Besa Shahini ka deklaruar se mësuesit që mund të mos paraqiten nesër në punë do të mirëkuptohen për shkak të situatës më të rëndë pas tërmetit, ndërsa për qarkun e Tiranës, kthimi në punë i mësuesve ditën e nesërme është i detyrueshëm dhe do të monitorohet.

Shahini është ndalur edhe tek gjuha e shifrave duke thënë se në qarkun e Durrësit e të Lezhës  janë 26 shkolla të dëmtuara të cilat do të trajtohen dhe do të rregullohen në raste të tjera, do të bëhet zhvendosja e nxënësve. ndërsa në qarkun e Tiranës sipas Shahinit, shkolla të dëmtuara janë 23.

Në shkolla sipas ministres së Arsimit mësuesit do të kenë një program dhe një plan evakuimi nëse do të ketë serish lëkundje. Po kështu nxënësit me anë të videove do të njihen me metodat se si të sillen në një situatë tërmeti në mënyrë që ata të mos kenë panik dhe kaos në raste lëkundjesh.

Po kështu në shkolla do të ketë edhe psikologë për fëmijët në mënyrë që të përballohen të gjitha situatat pas dramës që kanë kaluar.


Deklarata e Besa Shahinit:

Që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Dje informacioni nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen

Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha.

Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t'i çojmë në shkollat më të afërta.

Plani i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në punë para se të vijnë nxënësit.

Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor.

Në qarqet e tjera vijon normalisht, nesër. Vendimi për pezullimin e për mësimin vlen edhe për shkollat private, ndërsa për çerdhet për Lezhën dhe Tiranën për qarqet Tiranë dhe Lezhë edhe mund të rihapen. Komunikimi do të bëhet nga bashkitë.

Mësuesit i presim në punë me 2 dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të monitorohet.  Mosparaqitja nuk paraqiti problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin."

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie