Ministria e Arsimit ka miratuar dhe publikuar datat e provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e ka ndarë njoftimin në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe datat se kur do të zhvillohen provimet.
Më 19 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, ndërsa më 22 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.
Ndërkaq, më 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 30 qershor nxënësit do të testojnë njohuritë për Gjuhën e Huaj.
Postimi i ministres Mirela Kumbaro
Janë publike datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë
19 qershor - Gjuhë Shqipe
25 qershor - Matematikë
30 qershor - Gjuhë e huaj
22 qershor - Gjuhë amtare për nxënësit e pakicave kombëtare
Për më shumë informacion, lexoni udhëziminhttps://arsimi.gov.al/newsroom/udhezim-nr-2-dt-30-01-2026-2/
Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë
Suksese të gjithëve
Komente










