TIRANE – Ministria e Brendshme i ka cilësuar deklaratat e sotshme të kryesocialistit Rama për polici të shitur dhe për platformë në Policinë e Shtetit, “përpjekje të dëshpëruara për të intimiduar dhe demotivuar policinë”. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i kësaj ministrie, Leonard Olli tha se Rama mashtroi për sa i përket nivelit të rrogave të efektivave të policisë.
“Kur Partia Socialiste qeveriste, rroga e punonjësit të policisë në nivel zbatues ishte 31.500 lekë. Ai premtoi se nuk do ketë rroga nën 50. 000 mijë lekë, ndërkohë që nuk e ka idenë se, sot kjo qeveri ka vendosur me kohë minimum të pagës, në nivel zbatues, 52.400 lekë. Ky është realiteti”, deklaroi Olli.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, theksoi se me këto deklarata kreu i Partisë Socialiste do të marrë përgjigje negative nga shqiptarët më 23 Qershor.
“Shqiptarët kuptuan se platforma e z. Rama është ajo e shkatërrimit të standardeve dhe rrënimit të strukturave të konsoliduara të Policisë”, tha Olli.
Sipas Ministrisë së Brendshme, “Rama gënjen sërish kur tha se efektiva të policisë po kërkojnë të largohen nga radhët e organizatës. E vërteta është krejt ndryshe. Sot më shumë se kurrë ka kërkesa pa fund për ripranim në radhët e Policisë dhe po kështu për rekrutime të reja”.
Leonard Olli, iu përgjigj edhe akuzave të Ramës në lidhje me ndihmat ekonomike të familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës.
“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë treguar dhe do të vijojnë të tregojnë përkujdesje maksimale për të gjithë familjet e dëshmorëve të Policisë, duke i mbështetur financiarisht sipas ligjeve që ka miratuar kjo mazhorancë, edukimin dhe arsimimin e plotë të fëmijëve të tyre dhe integrimin e tyre në shoqëri, në shenjë respekti të thellë për aktin sublim të familjarëve të tyre. Kjo është e vërteta”, përfundoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com