TIRANE - Ministria e Brendshme ka publikuar para pak minutash, një raport mbi situatën e përmbytjeve në vend, të cilin po e botojmë të plotë.
"Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile, nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionet e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata ka qenë si më poshtë:
Qarku Shkoder: Situata në rrethin e Shkodrës gjatë ditës së sotme është si më poshtë:
Aktualisht në territorin e rrethit Shkodër sipërfaqja e mbuluar nga uji është reduktuar ndjeshëm dhe mbeten nën ujë rreth 2000 ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat. Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi ku gradualisht uji po largohet. Janë evakuar rreth 110 familje të cilat janë akomoduar tek të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Niveli i ujrave po vazhdon të bjerë ndjeshëm. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i krejtëisht i kalueshëm.
Qarku Lezhë: Reshjet me intesitet të dobët ka ndikur në përmirësimin e situatës, ndërsa niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë vijon të bjerë.
Siperfaqet e tokave bujqësore me prezencë uji janë: Në zonen e Zadrimës 200 ha, Komunat Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet; Në zonen e Bregut të Matës 300ha, Komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll; Në zonen Fushë Gjormë 100 ha, Bashkia Laç, Mamurras e Kom. Në zonën Fushë Mamurras, Adriatik 80 ha, Bashkia Mamurras, K. F.Kuqe.
Gjendja e rezervuarëve vijon të mbetet normale.
Për sa i përket pretendimeve se në fshatin Tale, të komunës Shënkoll, Lezhë, është çarë një argjinaturë dhe për pasojë 6 familje kërkojnë të evakohen, informacioni nuk është i saktë. Argjinatura është në gjendje normale, pa asnjë dëmtim.
Qarku Vlorë. Në qarkun e Vlorës, situata problematike vijon në Urën e Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën, dhe Novoselë të komunës Novoselë.
Aktualisht reshjet kanë pushuar dhe situata është në përmirësim.
Prurjet e lumit Vjosa po pakësohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit vazhdon të jetë nën 6 m. nga 7 m. që është pika kritike. 4-5 km larg urës së Mifolit në vendin e quaajtur Grykë Pishë, digë mbrojtëse e lumit ka pësuar një çarje dhe për pasojë janë përmbytur reth 130 ha tokë djerrë.
Janë evakuar 30 familje të fshatrave të bregut të lumit Vjosë (fshati Fitore, Novoselë, Zhurë dhe Grykë Pishë), si edhe tre familje që ndodhen pranë urës së Mifolit.
Qarku Fier. Situata po vjen drejt përmiresimit. Aktualisht, toka bujqësore të përmbytura janë: komuna Hekal 40 ha, komuna Kutë 40 ha, komuna Frakull 40 ha dhe komuna Cakran 25 ha.
Në komunën Levan, situata e rreth 38 familje të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, me prezencë uji është drejt përmirësimit, pasi niveli i lumit Vjosë është në rënie të vazhdueshme.
Në lumin Seman, prurjet tek ura e Mbrostarit vazhdojnë të mbeten në kuota maksimale.
Qarku Durrës. Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë. Gjatë ditës së sotme janë evakuar reth 20 familje në fshatin Katund i Ri , komuna Sukth.
Qarku Elbasan. Në qarkun e Elbasanit problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Cërik – Banjë – Gramsh, bllokuar si pasojë e prurjeve te materialeve inerte të lumit Devoll.
Qarku Korçë:Gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e qarkut Korçë ka patur mot me rreshje të dobëta dhe kalimtare shiu dhe bore në lartësi mbi 1000 m. Aktualisht nuk ka rreshje dhe temperaturat janë pozitive.
Qarkullimi rrugor në rrugët nacionale dhe rurale është normal.
Gjatë ditës së sotme janë evidentuar disa nga dëmet e krijuara nga reshjet e dendura të shiut. Bordi i Kullimit Korçë ka konstatuar se në tokat bujqësore të komunave Pirg dhe Libonik, rrethi Korçë, rreth 70 ha tokë është e mbuluar nga uji.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com