“Ministria synon të identifikojë kandidatë të përshtatshëm dhe të ngrejë Grupe Ekspertësh, të cilët do të asistojnë Ministrinë dhe institucionet në varësi në përmbushjen me eficensë, cilësisë të misionit dhe detyrave të tyre. Kjo thirrje ka për qëllim identifikimin dhe hartimin e një liste me ekspertë të posaçëm dhe jo plotësimin e ndonjë posti apo vendi vakant”, - thotë Ministria e Brendshme.
Ekspertët që kërkohen të punësohen janë të fusha të ndryshme, duke filluar nga siguria e jetës, rendi publik, parandalimi dhe hetimi krimeve dhe deri te Pastrimi i Parave, ekstremizmi, krimi ekonomik dhe hetimi i grupeve kriminale.
Përveç informatorëve që ka sot Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, për të hetuar pasuritë e grupeve kriminale po u bëhet thirrje edhe qytetarëve.
Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme sqaruan se presin që të marrin informacione të vyera nga qytetarët për disa krime. Për tu punësuar si ekspertë të jashtëm në Ministrinë e Brendshme duhet të keni mbaruar arsimin e lartë, ndërkohë që do paguheni për kohën që do punoni. Thirrja vjen edhe në kuadër të nismës “Policimi në Komunitet”, ku qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me uniformat blu.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO




