TIRANE - Hormoni i rrezikshëm “Boldemec L.A” nuk gjendet në farmacitë veterinare në Shqipëri, në radhë të parë, për shkak të kostos së tij të lartë financiare e së dyti, për shkak të ligjit shqiptar që e ka ndaluar tregtimin e tij, sipas Ministrisë së Bujqësisë.
Kjo ministri ka dalë dje zyrtarisht me një deklaratë, nëpërmjet së cilës bën të ditur se “nuk është konstatuar në asnjë rast prezenca e Boldemec L.A. pas kontrolleve mujore të ushtruara nga shërbimet veterinare në depot farmaceutike veterinare me shumicë si dhe në farmacitë veterinare në qarqe, kontrolle të ushtruara edhe nga dy misionet e zyrës së FVO-së në vitet 2010 dhe 2012 “Substanca Boldenon”, - bën të ditur ministria, duke bërë njëherësh edhe historikun e shfaqjes së saj në vendin tonë -“është klasifikuar në substancat hormonale tirostatike, të cilat janë të ndaluara me ligj për t’u tregtuar në Republikën e Shqipërisë dhe disa urdhra.
Ndërsa vetëm në fillim të muajit të shkuar gazeta “Shqiptarja.com”, në një vëzhgim të bërë në farmacitë veterinare të kryeqytetit, ka arritur ta gjejë këtë hormon të rrezikshëm.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com