BE 112 mln euro për ‘IPARD’, Ministrja e Bujqësisë: Ndihmë konkrete për fermerët! Rama: Nga tezgat kaluam në pika grumbullimi dinjitoze

112 milionë euro është fondi i miratuar nga Bashkimi Europian për bujqësinë shqiptare, në kuadër të programit IPARD 3. Ky vendim për ministren e Bujqësisë Frida Krifca është ngjarja më e rëndësishme për fermerët, me një rritje prej 56% në krahasim me IPARD 2.

‘BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për IPARD 3, 112 mln euro nga pala europiane. 56% më shumë se buxheti i vendosur në dispozicion nga programi IPARD 2. Së bashku me financimin e  qeverisë shqiptare prej 34 mln euro, e çon këtë program prej 146 mln euro në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të zonave rurale në vend. Disbursimi do të fillojë në 2023, deri në 2027. IPARD 3 shkojmë drejt akreditimit për 9 masa financimi nga 4 qe kishim. Investime në infrastrukturën rurale, përmirësim i akseve rrugore për ndërtimin e tregjeve lokale.’- tha ministrja. 

Kryeministri Rama, në fjalën e tij e vlerësoi financimin si një rrugë të hapur drejt suksesit për të gjithë sipërmarrësit në fushën e bujqësisë; 'Me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë edhe më e gjerë për të gjithë ata që do të donin të zhvillonin më tutje sipërmarrjen. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme ne jetën rurale të vendit tonë.'

Për të faktuar se çfarë efektesh kanë projekte të tilla për bujqësinë shqiptare, Rama bëri një retrospektivë të situatës së mëparshme, ndërsa solli në vëmendje gati dyfishimin e eksperteve, edhe pse në periudhë krize nga lufta në Ukrainë.

'Rruga e vjetër e të punuarit vetëm, e të dalit vetëm në treg dhe e të fituarit vetëm nuk funksionon më, duhet bashkim forcash. Dhe për të gjithë ata që flasin unë kam një shembull shumë të thjeshtë, nuk ka qenë para 100 vitesh, por ka qenë para 7-8 vitesh që autostradat e Shqipërisë ishin të mbushura me tezga fruta perimesh. Sot Shqipëria nga raporti 1 me 7 që e kishte eksportin me importin e prodhimeve ushqimore, e ka 1 me 3 që do të thotë importon më pak, eksporton më shumë. Importon më pak sepse tregu i brendshëm garanton më shumë furnizim dhe eksporton më shumë sepse ka më shumë prodhim dhe ka dhe eksport, por sigurisht sado që të flasim dhe sado të përpiqemi që t’i vëmë përballë faktet atyre që megjithatë do të vazhdojnë të flasin, ajo që ka rëndësi është që të vazhdojmë të tërheqim sa më shumë njerëz në këtë rrjet, një rrjet fantastik njerëzish si ju dhe plot të tjerë që s’janë këtu dhe që janë arsyeja se përse afro 500 investime cilësorë me standarde të Bashkimit Europian duke përfituar nga fonde të BE, janë sot në realitetin shqiptar dhe na takon ne që këto fonde plus që kemi siguruar, t’i vëmë në punë.'- tha Rama.

*IPARD III është programi i BE për mbështetjen e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroturizmit, i cili u prezantua sot dhe që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare. Programi IPARD III për Shqipërinë (2021-2027) u miratua nga Komisioni Europian pas suksesit të përthithjes së fondeve të IPARD II nga ana e Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Rama: Koha kur bujqësia ndahej me parcela partie ka vdekur, na intereson që fondet e BE-së t'i vëmë në punë

 

Kryeministri Edi Rama, duke folur për miratimin e fondit IPARD 3 nga BE që financon bujqësinë dhe zhvillimin rural me 112 mln euro, tha se duhet që fermerët të bashkojnë forcat ndërmjet tyre. Sipas Ramës, koha kur bujqësia ishte e ndarë në parcela partie ka vdekur.

‘Fermerët sot punojnë të qetë sepse e kanë prodhimin e tyre të shitur. Rruga e vjetër e të punuarit vetëm e të dalurit vetëm në treg nuk funksionon më duhet bashkim forcash. Jo bashkim forcash si dikur, po bashkim forcash ku tjetër kush e punon tokën tjetërkush e ofron farën, tjetër kush bën grumbullimin dhe të gjithë më pas bëjnë shitjen. Deri pak vitesh autostradat e Shqipërisë ishin të mbushura me tezga. Ky ishte tregu bujqësor i Shqipërisë, nëpër rrugë. Sot Shqipëria nga raporti 1 me 7 që e kishte eksportit, e ka 1 me 3. Që do të thotë importon më pak dhe eksporton më shumë, pasi tregu i brendshëm garanton më shumë furnizim. Sado të përpiqemi që t’i vëmë përballë faktet, ajo që ka rëndësi është që të tërheqim sa më shumë njerëz në një rrjet që të përfitojnë nga fondet e BE-së. Na takon ne që këto fonde që kemi siguruar që t’i vëmë në punë. Bujqësia ishte e ndarë në parcela partie, ajo kohë ka vdekur. Koha kur jepeshin para për të bërë punë në Bujqësi ka vdekur.’- u shpreh Rama.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 19/05/2022 01:03

    GJYSMAT E FONDEVE I FUT RAMA NE XHEPIN E VET,,,,,DO KANDISET KOKOSHI NE NJE THELE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025