Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona

Fermerët kanë nevojë për më shumë para nga buxheti i shtetit. Përtej skemës kombëtare të mbështetjes apo skemës së investimeve që prezantohet në tetor, që do të jenë funksionale edhe në vitin e ardhshëm, Ministria e Bujqësisë kërkon nga Ministria e Financave një fond prej 2 milionë eurosh garancie sovrane.

Në rast se kjo kërkesë e Ministrisë së Bujqësisë, e pasqyruar në programin buxhetor 2025-2027, do të pranohet, fondi prej 2 milionë euro do të përdoret si kolateral për bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që të financojnë me kredi fermerët.  Kjo linjë garancie në fakt u paralajmërua që këtë vit, por që u shty, ndërsa kërkesa e fundit e ministrisë është që ajo të bëhet funksionale prej vitit 2025. Kjo garanci do tu jepte mundësi fermerëve të merrnin kredi me terma të butë, kushte të lehtësuara, norma të favorshme interesi si dhe do të kishin garanci shtetin.

Nëse ky fond garancie do të aprovohet do të ishte mbështetje e rëndësishme për fermerët në kushtet kur nuk ka një vendim përfundimtar nga BE, për zhbllokimin e fondeve të IPARD, që janë pezulluar prej më shumë se 1 viti. Aprovimi i kësaj garancie lehtëson aksesin e fermerëve nëpër banka për të marrë hua, pasi për një pjesë të kredisë del shteti garant, përmes këtij fondi të kërkuar.

Aktualisht bujqësia është sektori më pak i financuar nga sektori bankar, pasi biznesi i tyre është i pasiguruara, dhe fitimi i tyre rrezikohet nga kushtet atmosferike.

Vitin e kaluar bankat kanë dhënë për bujqësinë vetëm 2.7 miliardë lekë kredi, për sektorin që bashkë me agropërpunimin ka zyrtarisht më shumë se 565 mijë të punësuar, e që kontribuon deri në 18% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit. Ndërsa për këtë vit vlera e kredisë së dhënë deri në fund të korrikut ishte 1.8 miliardë lekë me rritje prej afro 708 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

KREDIA PËR BUJQËSINË
Janar-Korrik 2023           1,127 mln lekë
Janar-Korrik 2024           1,835 mln lekë
Rritja                                +708 mln lekë

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës