Më shumë se 16 mijë fermerë kanë aplikuar në e-albania për të përfituar nga skema e naftës pas taksa. Ministria e Bujqësisë u kanë lënë afat të gjithë fermerëve që të aplikojnë deri më 30 mars, por ka ndryshuar edhe disa kritere të përcaktuara në skemë, në mënyrë që të aplikojnë sa më shumë.
Permes një udhëzimi të ditëve të fundit Ministria e Bujqësisë ka lehtësuar procedurat e aplikimit. Sipas ndryshimeve të gjithë fermerët e regjistruar që kanë marrë një tokë me qira por që nuk kanë dokument që e vërteton, mund të aplikojnë për të marrë naftën me çmim të përgjysmuar, mjaftojnë firmat e qiradhënësit dhe të qiramarrësit. Po ashtu ata mund të bëhen përfitues edhe vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit, dhe të marrin një vërtetim në njësinë administrative.
“Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat e qiramarrjes/huapërdorjes, të firmosura nga palët, por të panoterizuara dhe që përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrjeje, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Kontrata të përfshijë të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2021. Në këtë rast, kontrata shoqërohet me një vërtetim të lëshuar nga njësia administrative përkatëse, që konfirmon përdorimin dhe pronësinë e parcelave të tokës objekt i kontratës, thuhet në udhëzim.
Po ashtu lehtësi ka edhe për fermerët që nuk kanë AMTP-në, dhe ajo nuk ju konfirmohet kadastra. Në këto raste do të jetë Drejtoria e Administrimit të Tokave që do të verifikojë në bashki pronësinë e tokës. Aktualisht përfitues direkt të skemës janë 57.044 fermerë që janë të regjistruar, ndërkohë që në total pritshmëritë janë për deri 70 mijë aplikime.
E kane mnduar se si do kontrollojne qe karburanti te mos shkoje per qellime te tjera pervec asaj te synuar? Nje element sigurie eshte ngjyrosja e ketij karburanti per ta dalluar...
Përgjigju