'Kadastra e Durrësit të shkrihet totalisht', Ministria e Drejtësisë: Shkelje flagrante të ligjit! Sinkronizim perfekt nga drejtori te nëpunësit, i kallëzuam në prokurori

Ministria e Drejtësisë do të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Ministri Ulsi Manja në një komunikim me mediat u shpreh se bëhet fjalë për një koordinim perfekt e të gjithë administratës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te çdo nëpunës. Sipas ministrit janë 210 dosje me probleme që janë marrë në hetim nga Njësia Antikorrupsion gjatë periudhës gusht-tetor 2021.  

“Fillojmë me Drejtorinë Vendore të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës. Që në fillim të herës po them se kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra, pothuajse të gjithë drejtorinë, pra praktikisht kemi referuar shkrirjen e saj duke filluar; nga Drejtori i DVASHK Durrës, tek Përgjegjësi i sektorit të legalizimeve, Përgjegjësi i sektorit të Hartografisë dhe Rregjistrimit, Specialisti i sektorit të Hatografisë dhe Regjistrimit, Përgjegjësi i sektorit të Kalimit të Pronësisë si dhe 10 Specialistë të tjerë të kësaj drejtorie. Janë 215 dosje për legalizim objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë (vetëm për periudhën gusht-tetor 2021) ku ka rezultuar se në këto dosje mungonin pothuajse totalisht dokumentacionet më të rëndësishme. Një praktikë pune totalisht abuzive dhe fiktive, pa vetëdeklarime për legalizim nga subjektet, pa akte evidentimi në terren, pa kartelë të pasurisë apo statusit juridik, pa harta treguese, pa ortofoto, etj shkelje.”, tha Manja.

Ministri tha se kjo Kadastër nga drejtori te specialistët vepronin si “çetë kaçakësh” duke abuzuar me punë  dhe dokumentet për legalizimin e subjekteve. Manja tha se janë përgatitur kallëzimet penale për personat e përfshirë në shpërdorimin e detyrës, ndërsa tha se vetëm për hetimet 3 mujore është përgatitur në raport prej 386 faqesh për legalizimet e kryera nga ASHK Durrës që janë me probleme.

“Për mua është një guxim i madh, një kompani e gjithë në shkelje, nga drejtori deri tek specialistët, të sinkronizuar si çetë kaçakësh me rroga shtetërore e në mall të qytetarëve shqiptarë. Drejtoria Antikorrupsion ka tërhequr dosje dhe ka nisur kontrollet, DVASHK e Durrësit është përpjekur të ribëjë dosjen duke e plotësuar me të dhëna të ndryshuara. Kjo gjë e rëndon akoma më shumë, pasi institucioni që është objekt kontrolli nuk mund të bëjë asnjë riformulim të akteve të vëna të dispozicion të grupit të inspektimit”, tha Manja.

Manja foli edhe për dy raste të ndryshme të abuzimit në Kadastrën e Sarandës duke legalizuar objekte kundër vendimit të gjykatës. Për këto dy raste Manja tha se janë kallëzuar në Prokurori ish drejtori dhe ish përgjegjësi i sektorit të legalizimeve të ALUIZNI-t Sarandë dhe Ish Drejtori bashkë me, Ish përgjegjësin dhe ish specialistin e sektorit të legalizimeve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Sarandë

“Në rastin e parë, pavarësisht vendimit të gjykatës Gjirokastër për pezullimin e procesit të legalizimit dhe kthimin në gjendjen fillestare të situatës, DVASHK ka vijuar me legalizimin e objektit dhe pajisen me lejen përkatëse. Jo vetëm kaq, por krejt si në mall pa zot, objekti i legalizuar rezulton se nuk i plotëson kriteret urbanistike të parcelizimit dhe ndërtimit sipas studimit të miratuar, duke zënë me ndërtim pjesërisht sipërfaqe të 4 parcelave ndërtimore, si dhe duke zënë rrugën e parashikuar nga studimi urbanistik. Të gjitha këto janë qartësisht kritere që përjashtojnë legalizimin. Rasti i dytë është sërish një kundërvënie ndaj një vendimi gjykate për sigurimin e masës së padisë mbi një objekt, por me sa duket zotërinjtë e këtyre agjencive e ndjejnë veten edhe mbi gjykatat, ndaj kanë vazhduar hesapet e tyre duke i dhënë qytetarit S.D lejen e legalizimit pavarësisht se godina e legalizuar prekte infrastrukturën rrugore”, tha Manja.

Denoncimet e bëra në Drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë në periudhën nëntor-dhjetor 2021 janë 200, nga të cilat janë kryer 11 kallëzime dhe janë vendosur 48 masa administrative.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malesori: 25/01/2022 19:15

    Me dhimbje ,por Agjensia e Kadastres se Durresit vetem ne sherbim te "popullit " sic ka thene kryerilindasi jone nuk eshte.Per nje aplikim te bere ne Gusht 2021 akoma nuk kam pergjigje.TUUUURP per sistemin qe i mban dhe i mbron keta maluketer.

    Përgjigju
  • Subashi: 25/01/2022 14:08

    Hahaha..shikoni Fierin,është më keq se kudo!!25 vjet dosja rregjistruar dmth në rregull dhe përgjigja:kur të vij rradha!!hahaha A thua që të lëmë punën dhe familjen këtej nga punojmë(jashtë vëndit)dhe të merremi me këta legenat e leg.Foli dhe Petro Koçi me të drejtë por më në fund asgjë....

    Përgjigju
  • Vlora: 25/01/2022 12:55

    Ndersa kadastra e Vlores duhet djegur me gjithe te korruptuarit qe ndodhen brenda...prisni mbas dy tre ditesh kur te dali ai palla Lame duke bere show fatkeqesi e shqiptarve do vashdoji sa te jete kaposhi Lame ne kryje..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën