Ministria e Drejtësisë: Kontroll
gjykatave për Aldo Hoxhën

TIRANE - Ministria e Drejtësisë do të nisë kontrollin për dosjet e 20 vjeçarit, Aldo Hoxha, i cili u arrestua një ditë më parë për vrasjen e 38 vjeçares FatbardhaTafa, te ish fusha e aviacionit në Tiranë.

Në një deklaratë të bërë publike në faqen zyrtare të këtij dikasteri, theksohet se Ministria e Drejtësisë pas ndalimit të një shtetasi që dyshohet se ka vrarë Tafën para pak ditësh në Tiranë gjatë një grabitje, dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas është liruar para një viti nga Gjykata, ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm të gjithë dosjes së këtij ish të dënuari.

Sipas njoftimit zyrtar, në dosjen e Hoxhës, do të inspektohet veprimtaria e gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të ekzekutimit të dënimit, ndërsa rezultatet e tij do t’i bëhen të ditura opinionit publik brenda muajit shtator 2012.

Ministria e Drejtësisë në mënyrë të përsëritur ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e dobët penale që ndiqet nga ana e organeve të drejtësisë, si një tregues i mungesës së përgjegjshmërisë dhe sundimit të ligjit.

Për policinë e Tiranës, Hoxha njihet si kontingjent kriminal, pasi në vitin 2008 ai së bashku me shtetasin Dashamir Musa, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Urim Pulaha. Të dy janë arrestuar nga policia, por më pas janë shpallur të pafajshëm nga gjykata e Tiranës, me argumentin se Prokuroria nuk ka përcaktuar se çfarë sendi do të grabisnin dy të pandehurit në shtëpinë e shtetasit Pulaha.

Ndërkohë, në vitin 2011 Aldo Hoxha është dënuar nga gjykata me 1 vit burg për akuzën e armë mbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike, ndërsa në muajin qershor të këtij viti ai është liruar nga burgu.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të cilat pas ekspertimit balistik kanë rezultuan gëzhoja kallashnikovi, të cilat ishin qitur pikërisht nga arma e zjarrit kallashnikov që iu kap të pandehurit Aldo Hoxha, në momentin e arrestimit në flagrancë.
(aq/gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë