TIRANE- Ministria e Energjetikës dhe Industrisë u ka lënë vetëm një ditë kohë subjekteve minerare për të dorëzuar informacionin vjetor të aktivitetit për vitin 2014. Më 30 janar Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka njoftuar zyrtarisht këta subjekte se afati i dorëzimit të dokumentacionit përfundon ditën e nesërme, më 31 janar.

“Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i bën me dije të gjitha subjekteve minerare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend, që të dorëzojnë informacionin vjetror të aktivitetit për vitin 2014. Afati i fundit për dorëzimin e informacioneve është 31.01.2015” shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të AKBN të premten e shkuar, më 30 janar, në orën 13:08.