TIRANË - Bashkia e Tiranës ndërpreu mbrëmë disa punime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë me pretendimin sipas saj se po punohej pa leje. Por ka reaguar menjëherë Ministria e cila thotë se jo vetëm që për këtë ndërtim është vënë në dijeni edhe Bashkia, por në përgjigje të shkresës së ministrisë Bashkia ka ofruar edhe asistencë teknike.