TIRANE- Ministria heq dorë nga Skavica. Projekti i ri me dy digaKostot e pabërballueshme dhe impakti social dhe ekonomik kanë bërë që Ministria e Energjitikës të heqë dorë nga projketi aktual për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në tryezën e Ministrisë tashmë gjenden dy projekte të tjerë, që parashikojnë ndërtimin e dy digave në Skavicë dhe Katund të ri.
Në një takim me donatorët, Ministri Damian Gjiknuri tha se kostot e projektit të hartuar në vitin 2009 mund të shkojnë në miliarda dollarë. Ky projekt parashikon përmbytjen e një sipërfaqeje prej rreth 6 mijë hektarë dhe zhvendosjen e rreth 10 mijë banorëve të zonës.
"Mbase skema me një digë në nivelin 405 apo më vonë 441 është një skemë që mund të krijojë më shumë kapacitet gjenerues si dhe aspektet rregulluese por kostot sociale dhe mjedisore, unë po e them në pikpmajen time janë të papërballueshme dhe ajo mbetet një ëndërr e bukur shumë e mirë si ato projektet që kanë qindra vjet nëpër botë por që asnjëherë nuk realizohen."-tha GjiknuriPrezantimi Skematik Final i Skavices A3 30Jan2016Interesi i Ministrisë tashmë është zhvendosur drejt dy varianteve të tjerë,Njëri parashikon dy diga, një në Katund të Ri dhe Skavicë me lartësi 395 m, ndërsa tjetri po me dy
diga, Katund i Ri dhe Skavica 385 m.
"Me këtë model me dy diga të paktën të japim me partneritet publik - privat një variant i cili nuk ka impakt në kaskadë pra që quhet pjesa e Katundit të ri dhe që nuk impakton operacionet normale të KESH-it mund ta bëjnë të mundur financimin e kësaj vepre me anë të KESH-it në ndonjë formë që do të jetë e pranueshme nga ana ekonomike."-tha Gjiknuri
Sa për skemën e financimit të prjektit në Drin, Gjiknuri tha se mund të vendoset ndërtimi me koncesion i Hidrocentralit të Katundit të ri, ndërkohë që Skavica do të ndërtohet përmes donacioneve dhe do të mbtetet pronë e KESH-it.
Skavica 395 - Katund ri 445Efekti permbytje nga variantet Skavica 385, 395 dhe 441Studio franceze i konsideron dy variantet e fundit të financueshme dhe me efekte të menaxhueshme mjedisore e sociale. Rrjedhimisht, qeveria shqiptare ka preferuar të ndjekë rrugën e zbatimit të një prej skemave që nga studimi konsiderohet e financueshme.
3d - Skavica 441m3d - Skavica 395Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4576
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45