Ministria e Financave ka bërë dje me dije se tashmë ka shlyer pjesën dërrmuese të detyrimeve të prapambetura, dhe se janë në proces pagese pjesa e fundit që ka mbetur prej rreth 1.5 miliardë lekësh. Ministria e Financave informon se vlera prej 72 miliardë lekësh e detyrimeve të prapambetura ka qenë një vlerësim paraprak, bazuar në vetëdeklarimin e subjekteve/bizneseve apo individëve mbi detyrimet që institucione qendrore kishin ndaj tyre për periudhën përpara 31.12.2013.

Ndërkohë që, me fillimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, mbështetur edhe në kuadrin ligjor përkatës, raportimi dhe shlyerja e pagesave të detyrimeve të prapambetura bëhej mbi bazë të një dokumentacioni të verifikuar dhe saktësuar. Bazuar në sa me sipër, vlera e pagesave të realizuara deri në fund të tetorit 2015 është 67 miliardë lekë, ndërkohë që janë në proces pagese edhe rreth 1.5 miliardë lekë. Me këto vlera pritet të përmbyllet edhe procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Gjithashtu, institucionet buxhetore kanë bërë pagesa të detyrimeve të prapambetura edhe me buxhetin e vitit korrent të miratuar.
 
Detyrimet
Në kuadër të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, , deri më datë 30 tetor 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 17.73 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: investimet publike, janë alokuar 6.2 miliardë lekë; shpenzimeve korrente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.4 miliard lekë; rimbursim TVSH-je, Tatim Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.77  miliardë lekë; “Të tjera” janë alokuar 5.34 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.2 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

“Gjithashtu ju informojmë se procesi i shlyerjes së detyrimeve të mësipërme është duke u monitoruar dite pas dite nga Ministria e Financave në mënyrë që të parandalohet çdo pengesë dhe vështirësi në kryerjen në kohë dhe sa më shpejt të këtij procesi. Në ëeb-sitin e Ministrisë së Financave gjeni listat e publikuara në kuadër të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura”, thekson Ministria.
 
Pagesat
Vlera e pagesave të realizuara deri në fund të tetorit 2015 është 67 miliardë lekë, ndërkohë që janë në proces pagese edhe rreth 1.5 miliardë lekë. Me këto vlera pritet të përmbyllet edhe procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura
 
2015
Deri më datë 30 tetor 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 17.73 miliardë lekë detyrime të prapambetura

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)