Ministria e Financave paralajmëroi ‘shkrirjen’ e Bordit të Transparencës për karburantet, Bardhi: Rama e përdori për të siguruar të ardhura shtesë për oligarkët
Deputeti i PD, Gazment Bardhi
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me lajmin se shumë shpejt pritet që Bord ii Transparencës për çmimin e karburanteve të shkrihet. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook, Bardhi shkruan se ky vendim vinte vetëm pak ditë para se të shpallej vendimi i gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij, pritet të shpallë Bordin e Transparencës si anti-kushtetues.
“Bordi i Oligarkëve prej 1 viti vjedh hapur shqiptarët me abuzimet me çmimin e karburanteve. Paralajmërimi i Ministres së Financave për shfuqizimin e tij, vjen vetëm disa ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për ta shpallur antikushtetues”- shkruan Bardhi.
Ai tha se kjo është prova që sipas tij, vërteton se Bordi është ngritur nga kryeministri, Edi Rama për të siguruar të ardhura shtesë për ata që Bardhi i quan ‘oligarkët e karburantëve’.
“Kjo është prova më e qartë që Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese, ngriti një Bord për të vjedhur hapur shqiptarët, duke u siguruar të ardhura shtesë dhe abuzive për oligarkët e karburantëve për plot 1 vit. Me apo pa vullnetin e Edi Ramës, Bordi i Oligarkëve do të bie sepse është antikushtetues. Krenar për çdo koleg të Grupit Parlamnetar që pranojë të firmos kundër Bordit të Oligarkëve”- shton deputeti i PD.
Burime nga ministria e Financave pohuan për Report TV ditë më parë se shumë shpejt pritet të kishte një shkrijre të Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve. Ndërsa vendimi është konfirmuar ditën e sotme nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj e cila tha se së shpejti, Bord ii Transparencës do të shfuqizohet.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2970
Lajme të tjera
-
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, rritet nafta dhe benzina
23 Mars, 16:51
-
Lufta ndaj informalitetit rrit zhdoganimet e cigareve me 64% në janar 2023
22 Mars, 16:03
-
Të ardhurat tatimore në janar u rriten vetëm 0.3 pikë % më shumë se inflacioni
21 Mars, 07:15
-
Rama propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH, reagon PD: Provokim i panevojshëm ndaj Kosovës! Begaj të informohet për shkarkimin e saj nga Kurti
17 Mars, 16:14
-
Mbahet seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese për Bordin e Karburanteve, Logu: Do ketë të njëjtin fat si ai i Ushqimeve, i paligjshëm! Oligarkët i ka zënë frika
17 Mars, 11:02
-
Për herë të parë që prej krijimit të Bordit të Transparencës, nafta do të shtitet me 182 lekë për litër! Ulet edhe çmimi i benzinës dhe gazit
16 Mars, 15:36
-
KAS lejoi regjistrimin e PD në 14 maj, Bardhi: Celibashi ‘Non Grata’ për PD-në
16 Mars, 15:15
-
KAS regjistroi PD-në në zgjedhje, Alibeaj: Ftoj demokratët të prezantohemi me një kandidat! Bardhi: Celibashi 'non grata' për PD-në
16 Mars, 15:14
-
REAGIMET/ KQZ s'regjistroi PD në zgjedhje, Bardhi dhe Alibeaj: Je i shantazhuar, akt politik! I përgjigjet Celibashi: Gjuha e përdorur e patolerueshme
14 Mars, 17:17
-
Vendimi i Bordit/ Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, benzinës dhe gazit
14 Mars, 16:48
-
Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit
13 Mars, 13:39
-
Edhe PD e Bashës rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje! Bardhi pas vendimit të Celibashit: KQZ, deklaratë politike, s’do ketë asnjë plotësim dokumentesh
9 Mars, 14:34
O Gazi i botes! E bere zamzallen copA. Thirri mendjes
PërgjigjuOu?
Përgjigju