‘Çmimet po stabilizohen’, burime për Report Tv nga Ministria e Financave: Bordi i Transparencës vendos shumë shpejt shkrirjen e vet

‘Çmimet po stabilizohen’, burime për Report Tv nga Ministria e Financave: Bordi i Transparencës vendos shumë shpejt shkrirjen e vet

Foto ilustruese

Bordi i transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve pritet të shkrihet shumë shpejt. Burime nga Ministria e Financave për “Report Tv”, bënë të ditur se për shkak të normalizimit të çmimeve në tregun ndërkombëtarë të çmimeve të naftës dhe nën-produkteve të tij, pritet që në mbledhjen e rradhës që do të thirret nga kryetari i bordit, duke u bazuar dhe në Aktin Normativ të qeverisë për ngritjen e bordit ku saktësohet dhe mënyra se si përfundon veprimtaria e tij, Bordit pritet të firmosi dhe fundin e aktivitetit të tij.

Sipas Aktit Normativ të siguruar nga “Report tv”, bordi u ngrit në datë  12.3.2022 për shkak të situatës së veçantë të krijuar nga agresioni Rus në Ukrainë, që u pasua me rritje jo normale të çmimeve të naftës dhe nën-produkteve të tij, duke nxitur dhe protesta në vend. Qeveria reagoi, duke ngritur bordin, në përbërje të të cilit janë përfaqësues të ministrive të linjës, ekonomisë, energjisë, por dhe drejtorive të tatimeve…etj, si dhe përfaqësues nga kompanitë private që operojnë në tregun e hidrokarbureve. Puna e Bordit u vlerësua nga Banka Botërore e cila e vlerësoi si një instrument që ka frenuar inflacionin në vend, në një vit ku inflacioni kapi shfira rekord në të gjithë globin.

Sipas aktit normativ, Bordi në kopetencat e tij, në nenin 21/10, “kohëzgjatja”, ka tagër për të caktuar dhe përfundimin e funksionimin tij: “Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit

E pyetur dje për Bordin zv. kryeministrja Balluku tha se një vendim i tillë do të ishte i mirëpritur.

 “Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”,-tha ministrja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 10/01/2023 16:52

    Aty ke blloku dhe rreth shpive qe mbajne 500 mije euro kesh patjeter qe u stabilizohet cmimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim