TIRANË - Ministria e Jashtme e Shqipërisë, dënon përdorimin e dhunës në Ukrainë. Me anë të një njoftimi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, ka bërë të ditur se, “po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e dhunës në Kiev të Ukrainës, dhunë e cila ka sjellë humbjen e dhjetëra jetëve njerëzore dhe qindra të plagosur”.
 
“Ministria e Punëve të Jashtme i bashkohet shqetësimit që ka përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe iu bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga akte të tjera të dhunës, të tregojnë maturi dhe veprim politik të përgjegjshëm dhe t’i kthehen sa më parë rrugës së dialogut”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)