Ministria e Jashtme dënon
masakrën e ISIS në veri të Irakut

Ministria e Jashtme dënon<br />masakrën e ISIS në veri të Irakut
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë masakrën me baza fetare të rreth 80 burrave të besimit yazidi dhe rrëmbimin e grave dhe vajzave të të njëjtit besim në fshatin Kochos, në veri të Irakut nga luftëtaret e organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), bënë me dije Ministria e Jashtme në faqen zyrtare të saj.
 
“Qeveria shqiptare shpreh vlerësimin për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në stabilizimin e Irakut dhe vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e tij dhe konfirmon angazhimin e saj për unitetin dhe integritetin territorial të Irakut”, thuhet në deklaratë.

Marrë nga//ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin