Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike.

Ministria e Jashtme njofton se në kuadrin e angazhimeve të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike, u dorëzua deklarata me shkrim në Hagë, pasi GJND ka nisur procedurat e dhënies së një opinioni këshillimor për shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, mbi detyrimet ligjore të tyre ndaj ndryshimeve klimatike.

Kjo deklaratë, vjen pas komenteve të Kryeministrit Rama në dhjetor në OKB ku theksoi se vendet në zhvillim si Shqipëria, janë përballur me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike, ndërsa tërhoqi vëmendjen për barrën disproporcionale që u vendoset vendeve në zhvillim në përballimin  e emergjencave klimatike, pavarësisht ndikimit minimal të tyre në këto situata.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim