Ministria e Jashtme: Duke nisur nga 1 gushti nisin fluturimet direkte nga Shqipëria në Bullgari! Zbardhen të gjitha detajet

Ministria e Jashtme: Duke nisur nga 1 gushti nisin fluturimet direkte nga Shqipëria në Bullgari! Zbardhen të gjitha detajet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se me datë 1 gusht, kompania ajrore GullivAir, do të zhvillojë fluturimin e parë inaugurues nga Bullgaria në Tiranë.

Ministria sqaron se fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të zhvillohet më datë 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.

Nga data 6 gusht deri më 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, gjithmonë të premteve, ndërsa nga 15 shtatori deri më 28 shtator, shërbimi i tyre do të ofrohet në dy ditë të javës, më konkretisht të premten dhe të dielën.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë 1 gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë.
Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim. Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën.

Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.

Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.’- njofton ministria e Jashtme.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!