Ministria e Jashtme e Greqisë për 'Jo-në' e negociatave: Mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në afrimin e tyre me BE

Ministria e Jashtme e Greqisë për 'Jo-në' e negociatave: Mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në afrimin e tyre me BE

Greqia ka qenë një nga vendet më përkrahëse të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ndërkohë në një reagim zyrtarë Ministria e jashtme Greke shpjegon se do të vijojë të mbështes vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit Evropian.

Një ditë pasi Këshilli Evropian i tha "JO" hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Greqisë i ka qëndruar deklaratës së kryeministri grek Mitsotakis i cili deklaroi se mos hapja e negociatave nuk është gjë e mirë as për vetë Greqinë.

"Ky pozicion, siç u nënvizua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje në Këshillin Evropian të Brukselit, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke", thuhet ndër të tjera në deklaratë.

"Për ta arritur këtë, ajo i inkurajon ata të qëndrojnë të përqendruar në rrugën e reformave që mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në afrimin e tyre me Bashkimin Evropian, por edhe në jetën e qytetarëve të tyre", thotë ministria e Jashtme e Greqisë.

Po ashtu Ministria e Jashtme e Greqisë u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që të vijojnë punën e tyre për të zbatuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor për të mirën e rajonit dhe të vetë Evropës.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona