Një francez ka vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë, tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë të premten.
Deklarata i ofroi ngushëllime familjes së viktimes.
“Dëshirojmë të kujtojmë se Ukraina, në tërësinë e saj, është një zonë lufte. Në këtë kontekst, formalisht është e dekurajuar të shkosh në Ukrainë, pavarësisht nga arsyeja”, shtohet në deklaratë.
Ministria e Jashtme nuk specifikoi detaje se pse burri ndodhej në Ukrainë apo kur dhe ku saktësisht u vra.
Ai është shtetasi i dytë francez i vrarë në luftën në Ukrainë në më pak se një javë. Gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff u vra në Ukrainën lindore të hënën.
Lajmi kryesor:
Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë









